Parlamenti Evropian

Brukseli: Putin, penalisht përgjegjës për vdekjen e Navalnyt

29 Shkurt, 17:00| Përditesimi: 29 Shkurt, 17:02

  • Share

Presidenti rus, Vladimir Putin mban përgjegjësi personale penale dhe politike për vdekjen e kundërshtarit të tij më të fortë, Alexei Navalny, deklaroi sot Parlamenti Evropian, me anë të një rezolute të miratuar me 506 vota pro, nëntë kundër dhe 32 abstenime.

”Megjithatë, populli rus nuk duhet të ngatërrohet me regjimin luftarak, autokratik dhe kleptokratik të Kremlinit”, shpjegon teksti.

Eurodeputetët u bëjnë thirrje shteteve anëtare të shtojnë përpjekjet e tyre për të gjetur mënyra të mundshme për të liruar ata që vuajnë nga paraburgimi dhe shtypja duke përfshirë mundësinë e shkëmbimeve të mundshme të të burgosurve.

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny 47 vjeç, i cili vdiq në një kamp të burgut rus më 16 shkurt, do të varroset nesër në Moskë.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?