Politikë

Brukseli rrëzoi Holandën, Rama: Ja dhe vizat s’u rikthyen, e vërteta doli fiks sikur e thamë

3 Korrik 2019, 12:05| Përditesimi: 3 Korrik 2019, 13:32

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Komisionit Europian për të rrëzuar kërkesën e Holadës për rikthimin e vizave për shqiptarët. Kreu i qeverisë thotë se e vërteta doli fiks sikur e kishte thënë.

"Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi! Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter" tha Rama.

Komisioni Europian mësohet se është shprehur se pas vlerësimit të situatës aktuale, Shqipëria nuk plotëson mekanizmat për pezullimin e vizave duke rrëzuar kërkesën e Holandës. Lajmi u konfirmua për Shqiptarja.com dhe Report Tv nga zëdhënësi i zyrës së BE-së në Tiranë.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • robi: 03/07/2019 15:19

    Kushedi sa do jetë merzitur strateg'ja ndërkombëtare dhe ndeplanetare kozmike Kejdi dhembcakallja për këtë vendim të Hollandes

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 03/07/2019 13:07

    Socialistet po presin me padurim shkarkimin e Metes

    Përgjigju
  • NENA: 03/07/2019 12:09

    Bravo Edi .

    Përgjigju
    • Shteti: 03/07/2019 17:49

      Kaq injorant je mer ???? A e kupton qe tre cereku i popullsise eshte ne emigracion per shkak te ketij idioti????

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?