Zëvendës presidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis

Bota

Brukseli-Italisë: Bëni korrigjime të buxhetit 2019, shkel rregullat e eurozonës mbi buxhetin

28 Nëntor 2018, 17:06| Përditesimi: 28 Nëntor 2018, 17:22

  • Share

Zëvendës presidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis deklaroi këtë të mërkurë se Italia duhet të bëjë ndryshime thelbësore në projektbuxhetin e saj për vitin 2019, në mënyrë që të shmangë veprimet ndëshkuese nga Brukseli. Ekzekutivi i Bashkimit Evropian kërcënoi se do të ndërmarrë masa kundër Romës sepse kjo e fundit po planifikon një deficit prej 2,4% të prodhimit të brendshëm bruto për vitin e ardhshëm, duke shkelur rregullat e eurozonës mbi buxhetin. 

Roma duket se po shqyrton përgjatë këtyre ditëve që të ndryshojë shpenzimet, për të ulur deficitin e planifikuar me 0,2%. “Është e qartë që duhet një korrigjim thelbësor i trajektores fiskale, jo margjinal”, tha Dombrovskis për gazetarët në Bruksel, duke lënë të kuptohet se përpjekja e tanishme nuk është e mjaftueshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?