Odise Moçka do të jetë Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, pas lirimit nga kjo detyrë të Brunilda Lilos. Vendimi u mor sot nga Këshilli i Ministrave, me propozim të kryeministrit Edi Rama. Lilo u emërua në këtë detyrë në qershor të vitit të kaluar.
Avokatura e Shtetit është institucion qendror i administratës publike, i ngarkuar ekskluzivisht për dhënien e asistencës juridike.
Qëllimi i ndihmës juridike që jep Avokatura e Shtetit është të përfaqësojë dhe mbrojë në gjyq interesat pasurore të shtetit, të këshillojë institucionet publike qendrore dhe entet publike, dhe të ndërmjetësojë për zgjidhjen me pajtim të konflikteve mes institucioneve të administratës qendrore apo enteve publike.