Pamje nga Brukseli

Brukseli kthehet në 'arenë përplasjesh', fitorja e Marokut sjell kaos, kryebashkiaku: Këta janë nuk janë tifozë por rebelë

28 Nëntor 2022, 12:08| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 12:18

  • Share

Brukseli është përfshirë nga trazirat që prej ditës së djeshme, kur Belgjika u mposht nga Maroku me rezultatin 2-0. Në përfundim të ndeshjes, qindra marokenë të cilët po ndiqnin ndeshjen në ekranin e madh të qytetit kanë shpërthyer në festë. Kjo solli përplasje me tifozët e Belgjikës ndërsa festimet shpejt u përkshkallëzuan duke sjellë shkatërrime në masë të shkaktuara nga tifozët marokenë.

Policia belege ka arrestuar dhjetëra persona. Ndërsa lidhur me ngjarjet e ndodhura ka reaguar edhe vetë kryebashkiaku i Brukselit, Philippe Close i cili dënoi dhunën, duke shkruar në Tëitter se policia u detyrua të vepronte me ashpërsi.

"Ata nuk janë tifozë, ata janë rebelë. Tifozët marokenë janë atje për të festuar," tha Close.

Ndërkohë, në kryeqytetin maroken, Rabat, njerëzit u derdhën në rrugë për festime spontane.Kishte vallëzime, këndime dhe valëvitje të flamujve maroken, ndërsa shoferët i binin borive ndërsa po kalonin me makinë nëpër rrugët e Rabatit.

Fitorja e së dielës kundër Belgjikës ishte fitorja e parë e Marokut në një Kupë Bote që kur ata mundën Skocinë në 1998. Të dyja skuadrat kanë ende një shans për t'u avancuar në 16-shen e fundit të turneut në varësi të mënyrës se si do të shkojnë ndeshjet e tyre të fundit në fazën e grupeve, me Belgjikën që do të luajë me Kroacinë dhe Marokun do të luajë me Kanadanë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?