BSH/ Kreditë me probleme u ulën në 5.24% në shtator, por në raport me vitin 2022 janë në rritje

10 Nëntor 2023, 17:37| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 17:41

  • Share

Kreditë problematike u ulën në muajin shtator pas një rritje që pësuan në muajin gusht duke kapur shifrat e qershorit të vitit të kaluar. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë huatë e këqija në shtator zbritën në 5.24% nga 5.30% që ishin në shtator.

Edhe pse kreditë e këqija po ulen, përsëri ato janë mbi rezultatin e fundit të vitit të kaluar. Në raport me shtatorin e vitit të kaluar, kreditë me probleme janë 0.2% më të larta.

Një nga shkaqet kryesore të rritjes të lehtë të kredive me probleme në raport me vitin e kaluar është inflacioni i lartë që vazhdon prej rreth 2 vitesh, i cili ka sjellë rritje të shpenzimeve të familjeve. Kjo situatë ul edhe aftësinë paguese jo vetëm të familjeve por edhe të bizneseve për të shlyer kreditë.

Ndikim në këtë nivel të kredive me probleme, ka dhënë edhe rritja e vazhdueshme e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë me synim kthimin e shpejtë të inflacionit në objektiv.

“Raporti i kredive me probleme është shfaqur përgjithësisht i qëndrueshëm. Pritet që rritja e normave të interesit të ketë një efekt negativ në cilësinë e kredisë në afatin e mesëm, por ky efekt vlerësohet të jetë në vlera të moderuara”, vlerëson banka qendrore në raportin e Stabilitetit Financiar të gjashtëmujorit të parë të vitit.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?