BSH rregullore për monitorimin e kredive për pasuri të paluajtshme, eksperti Danaj: Do sjellë uljen e çmimeve të apartamenteve

6 Tetor 2023, 18:58| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 01:01

  • Share

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi këtë javë rregulloren “për raportimin e të dhënave, identifikimin dhe monitorimin e treguesve mbi kredidhënien dhe investimet për prona të paluajtshme”. Qëllimi është që të zgjerojë të dhënat që mblidhen nga bankat dhe subjektet kredidhënëse lidhur me treguesit e standardeve që ato përdorin për ekspozimin ndaj pronave të paluajtshme rezidenciale dhe tregtare.

Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj nënvizoi se “sektori imobilar është kryesori për pastrimin e parave dhe deri më sot ka qarkulluar miliarda euro të padeklaruara”.

Për të argumentuar këtë deklaratë ai u ndal te disa të dhëna.

“Mjafton vetëm të shikohen të ardhurat mesatare. Interesat e kredive më të larta se në vendet e Evropës. Kërkesa për të blerë në treg imobilar është shumë e madhe. 42 mijë apartamente në Tiranë të pashitura”, tha Danaj.

Nisma e Bankës së Shqipërisë sipas ekspertit Danaj do të sjellë ulje të çmimeve të apartamenteve.

“Impaktin e parë do duket sikur do ketë penalizim social. Kjo do ndikojë në uljen e çmimeve të apartamenteve. Ata që do duan të marrin kredi nuk do arrijnë dot për shkak të çmimeve dhe do të ngelen stok. Ata që kanë dy ose tre banesa do t'i shesin ato dhe kur nuk ka se kush t’i blejë do ulen çmimet.

Paraja e padeklaruar mund të vazhdojë edhe tja rrisë jetëgjatësinë këtij sektori në dy vite por nëse shteti bën hetim për burimin e parave të çdokujt që blen një banesë apo që ka makinë luksoze me diferencë në krahasim me të ardhura, kjo do ndryshojë.”

Sipas bankës kjo rregullore ndihmon në parandalimin e rreziqeve që mund të vijnë nga goditje të papritura që mund të dobësonin fuqinë paguese të bizneseve apo qytetarëve që kanë marrë kredi. Ekspozimi i bankave duke dhënë shumë kredi për sektorin e pasurive të paluajtshme mund të kufizohet nga banka e Shqipërisë nëse bie fuqia paguese e qytetarëve ose e bizneseve. 

 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besi: 14/02/2024 14:14

    nuk po futen euro me thase si ne Kosove me dinarin avash avash po qellimi i BSH eshte tjeter dhe lidhet ngushte me kolateralin ndaj te cilit jane ekspozuar disa banka veem kaq. Sa per cmimin e apartamenteve vleresohet ne Tirane esshte aktualisht 2000 euro dhe do rritet deri ne 4000 euro dhe kjo vjen si pasoje e rritjes ekonomike te ketij sektori nxitur edhe nga turizmi sepse kush ka dy apo tre apartamente do i jap me qera ose do i deklaroje vete ne airbnb te fitoje me shume sepse ne Tirane vlera e prones eshte rritur dhe do rritet jo e nxitur nga paraja jashte sistemit po nga rritja e kreditimit te ndertimit qe lehteson krijimin e stokut te apartamenteve prej 42000 te reja keto vite por qe do shiten sepse turizmi nuk e perballon dot fluksin me kapacitetet aktuale. Ky do jete investimi i jetes per shume shqiptare kur cmimi pritet te arrije ne 4000 euro ne pak vite

    Përgjigju
  • Iliri: 07/10/2023 05:52

    Kur behet pastrim parash ka para per te paguar kredine se ky eshte qellimi,Te futen parate ne sistem bankar qe te pastrohen mire...A do ulen cmimet??? Ai qe i ben me oara te pista ndertimet nuk e ka oroblem se i le pa shitur dhe perdor skema te tjera

    Përgjigju
    • A. N.: 07/10/2023 08:45

      Normal qe nuk do ulen cmimet meqenese futen euro nga kufijte me thase cdo dite. Per sa kohe te vazhdoje ky pastrim leku/euroje nuk do kete renie cmimesh.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?