Ekonomi

BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

1 Gusht, 16:59| Përditesimi: 1 Gusht, 17:02

  • Share

Sektori i turizmit vijon të jetë shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare. Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë në korrik besimi në ekonomi u rrit me 2.9 pikë ku ndikoi kryesisht përmirësimi i besimit në sektorin e shërbimeve dhe të tregtisë, por edhe industria. Në të kundërt, rënia e besimit në sektorin e ndërtimit dhe rënia e besimit konsumator dhanë kontribut negativ në treguesin e ndjesisë për ekonominë.

Shtimi i aktivitetit dhe kërkesa e lartë, ka bërë që sektori i shërbimeve të rrisë besimin me 6.2%, ndërsa bizneset e këtij sektori kanë raportuar ulje të lehtë të çmimeve.

Për shkak të turistëve, është rritur edhe kërkesa për më shumë konsum, për pasojë tregtia ka raportuar rritje të aktivitetit. Në tërësi besimi në tregti u rrit me 3.3 pikë përqindje në muajin korrik.

Në rritje të lehtë me 0.8% ishte edhe besimi i sektorit të industrisë, pasi kanë pasur më shumë kontrata për porosi.

Nga ana tjetër ndërtuesit nuk janë në ditë të mira. Sipas vrojtimit ky sektor e ka ulur besimin me 1% në korrik, pasi ka më pak aktivitet ndërtues dhe rënie të porosive. Praktikisht apartamentet nëpër pallate e kulla po mbeten bosh pasi s’ka kërkesë.

Pesimistë janë edhe qytetarët pasi besimi i tyre u ul me 0.9% muajin e shkuar. Ata thonë se nuk po bëjnë më blerje të mëdha, si dhe nuk kanë pritshmëri pozitive për situatën e përgjithshme ekonomike.

K.T./A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • five company: 03/08/2025 07:27

    Per Turizmin dhe Tregtine, si dhe burimin e referencave te tyre financiare, une thjesht po argumentoj thelbin e debateve te Rames ne media. Thelbi i pergjigjes eshte " Faji eshte jetim", - " U be c' u be, tani nuk mund te zhbehet"! Eshte si te thuash nje pergjigje qe mundohet te largoje nga vetja e tij, personalisht kete katastrofe urbanistike, ekologjike dhe sociale te vendit. Eshte nje pergjegjesi qe e delegon ne zyrat e BE, qe ne njefare menyre jane zyrtaret e tyre perfaqsues me uniforme ushtarake qe shteti i tyre i origjines, nisur nga intelekti dhe pergatitja e tyre i dha nje " lemoshe rroge" ne nje vend te " botes se trete" sipas informacioneve dhe njohurive per Shqiperine. Eshte mosmbajtja e pergjegjesise dhe delegimi i tyre ne qelite e burgut per politikane qe me inferioritetin e tyre qe i ka karakterizuar per 35 vite me rradhe ndaj politikes perfaqsuesve dhe diplomacise se akredituar ne Shqiperi.Per cfare, gjithe ky inferioritet??? Per projekte dhe fonde ku 60 % shkonte ne xhepat e politikaneve dhe zyrtareve te huaj. Ky lloj inferioriteti i peshtire, nje marredhenje " cifti me kontrate paramartesore te nje Banker's sperm donor dhe nje pastruese zyrash", kaloi dhe u zevendesua me projekte dhe fonde te cilat tashme politikanet tane do i cliroje nga ky inferioritet qe i karakterizoi per vite me rradhe dhe do i ktheje ata ne poziten e kushtezimit, ate qe delirantet e madheshtise kane aspiruar me kohe. Per cdo projekt ose ligj nderkombetare te vene kushte dhe te kene te drejten vetos..Valle duhej te sakrifikohej urbanistika, ekologjia, biodiversiteti i natyres, kultura, tradita, jeta sociale per kete superioritet ne veto?? Jo dhe aq, kur te mendosh qe Banker' sperm donors ( kolonizator)" ne lidhje me pastruesen e zyres se tyre ne kontrate jane 70% me 30 %. Pra perseri " faji dhe pergjegjesia" mbetet jetim. Supeririteti ne % nuk te jep te drejten e vetos.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?