Presidenti Meta ka përshëndetur vendimin e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit nga 1% në 0.5%.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thekson se ky vendim i Bankës së Shqipërisë është i nevojshëm në situatën e krijuar, për të koordinuar politikën monetare lehtesuese me politikën fiskale të ndërmarrë nga Qeveria.
“Përshendes vendimin e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit nga 1% në 0.5%. Ky vendim i Bankës së Shqipërisë është i nevojshëm në situatën e krijuar, për të koordinuar politikën monetare lehtësuese me politikën fiskale të ndërmarrë nga Qeveria”, shkruan Meta.
Lajmi kryesor: