BSH vlerësim ‘hipotetik’ për ndikimin e COVID në ekonomi! Në skenarin negativ reduktohet PBB me 6.9% dhe rritet papunësia me 7.4%

15 Maj 2020, 16:38| Përditesimi: 15 Maj 2020, 16:47

  • Share

Masat e ndërmarra nga institucionet në vend për të parandaluar përhapjen e COVID-9, në vend dhe mbyllja e shumë aktiviteteve ekonomike pritet të shoqërohet me recesion ekonomik, ulje të konsumit, reduktim të të ardhurave për familjet dhe rritje të papunësisë.

Edhe pse ende nuk ka të dhëna plotësisht të sakta se me sa do të reduktohen të ardhurat e vendit, ekspertët e Bankës së Shqipërisë kanë bërë një analizë, duke supozuar se rënia e kërkesës agregate do të jetë 10% gjatë vitit dhe do të prekë të gjithë komponentët saj, si konsumin, investimet dhe eksportet neto.

Duke u bazuar në këtë skenar sipas ekspertëve një reduktim në këtë nivel të kërkesës agregate, mund të reflektohet me një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto në nivelin e 6.9%.

Supozimi për një rënie në këtë nivelin i kërkesës agregate në të njëjtën kohë sipas Bankës së Shqipërisë mund të sjellë rritje të shkallës së papunësisë në 18.6%, nga 11.2 që ishte në dhjetor të vitit të shkuar. Pra sipas këtij vlerësimi, punësimi do të pakësohej me rreth 8.3%, ndërsa shkalla e papunësisë do të rritej me 7.4 %.

Po ashtu ky projeksion i marrë si pikë orientimi rënia e konsumit do të ndikojnë me reduktim të PBB me 4%, i përqendruar në sektorët e bujqësisë, industrisë përpunuese dhe rënie në tregun e pasurive të paluajtshme, investimet me 1.1% kryesisht me ndikim negativ nga rënia në sektorin e ndërtimit dhe rënia e eksporteve me 1.8%.

Ky vlerësim hipotetik i Bankës së Shqipërisë përkon me vlerësim e Bankës Botërore e cila parashikon në skenarin pesimist rënie të prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë me 6.8, FMN parashikon rënie me 5% dhe BERZH me 9%.

Vleresimi i Bankes se Shqiperise per ndikimin e COVID-it

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?