Bislim Ahmetaj dorëhiqet nga drejtimi i grupimit ‘Dhjetori ‘90’: I ftoj anëtarët të kandidojnë

13 Janar 2023, 10:52| Përditesimi: 13 Janar 2023, 14:08

  • Share

Bislim Ahmetaj, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i grupimit Dhjetori ’90. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Ahmetaj tha se i hap rrugën garës e ftoji anëtarët e grupimit të kandidojën për postin e kryetarit. 

Ai tha se do të dorëhiqej për t’i hapur rrugë të rinjve, duke iu bërë thirrje anëtarëve që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë që të përfshihen në zgjedhjet për kryetar në qarqe, për në senat, kryesi dhe kreun e kësaj organizate dinjitoze.

‘Ka shpresë është rritur besimi tek opozita. PD sot është më e vendosur më e qartë dhe demokratike se kurrë më parë në këtë dekadë të fundit të sektit të Rilindjes. unë e kam drejtuar me dinjitet këtë bashkësi idealistësh. Në kohë plumbash dhe në kohë paqje. Kurrë nuk kemi bërë kompromis me të keqen. Deri sot ja kemi dalë ti mbajmë të pastra kristal idealet e lëvizjes studentore. Kurrë nuk jemi dorëzuar dhe aq më pak ndalur. Unë kam vendosur që të dorëhiqem dhe mos të kandidojë më si kryetar i Grupimit ’90. Vendimi është marrë për ti hapur rrugë garës. I ftoj të gjithë anëtarët që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj të kandidojnë për kreun e Grupimit ’90.’- tha Ahmetaj.

Deklaratë e kryetarit të grupimit “Dhjetor 90” Bislim Ahmetaj
Në emër të Grupimit “DHJETOR ‘90” në këtë dalje të parë publike për 2023-in, gjej rastin t’ju uroj një vit të mbarë dhe të suksesshëm të gjithë shqiptarëve dhe në mënyrë të veçantë anëtarëve dhe përkrahësve të Grupimit tonë kudo ku ata ndodhen. Një vit ndryshimesh pozitive dhe fitoreje në zgjedhjet e 14 Majit i uroj anëtarëve të Partisë Demokratike dhe mbështetësve të saj. Urime dhe mbarësi për ju gazetarë dhe operatorë të përkushtuar e të palodhur të medias që përcillni lajmet nga kampi opozitar.

Si organizatë partnere e Partisë Demokratike pranuar me këtë status në Kuvendin e 11 Dhjetorit të vitit 2021 kemi vendosur që të kalojmë në një proces zgjedhor të hapur dhe të ndershëm për të gjitha strukturat tona që nga kryetarët e qarqeve deri tek kryesia dhe Kryetari i Grupimit “Dhjetor ‘90” në përputhje me statutin dhe dokumentet që rregullojnë jetën organizative të Grupimit tonë. Qëllimi i kësaj mbledhje kryesie në prani të mediave është pikërisht shpallja e fushatës zgjedhore në 12 qarqet e vendit për ta kurorëzuar këtë fushatë me 20 Shkurt 2023, ditë kur shumica jonë 32 vite më parë ishim të ngujuar në grevën e parë legale të urisë, me betimin sublim; Ta çlirojmë vendin nga mitet e diktaturës dhe bustet e diktatorit.

Për kujtesë të brezit të sotëm; edhe pse ishte pranuar dhe miratuar formalisht pluralizmi politik qysh me 12 Dhjetor 1990, akoma ideologjia marksisto-enveriste dhe simbolet e saj nxinin cdo shesh dhe zyrë të shtetit shqiptar. Fatkeqësisht edhe sot po jetojmë në të njëjtat kushte, 90% të pushteteve janë moniste dhe kontrollohen rreptësisht nga Edi Rama, njëlloj siç i kontrollonte diktatori i fundit komunist në janar të vitit 1991. Njëlloj si atëherë edhe tani ka shpresë, është rritur besimi tek opozita e vendit, tashmë ajo ekziston, është rikthyer më demokratike se asnjëherë tjetër, ka institucionalizuar voten e lirë brenda vetës së saj, si kusht dhe garanci për ta mbrojtur votën e popullit në zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme.

Partia Demokratike sot është më e vendosur, më e qartë më demokratike se kurrë më parë në këtë dekadë të sundimit të sektit të rilindjes, është pikërisht ky besim që edhe tek ne qëndrestarët dhe idealistët e Grupimit “Dhjetor 90” ka shtuar optimizmin dhe shpresën që do të mund t’ja dalim. Unë e kam drejtuar me përkushtim dhe dinjitet prej vitesh këtë bashkësi idealistësh. Së bashku kemi organizuar qindra aktivitete, protesta, takime përkujtimore, në të katër anët e vendit, në cdo cep të kombit, në kohë plumbash dhe në kohë paqeje.

Kurrë s’kemi bërë kompromis me të keqen, kjo ka qënë forca jonë, ky ka qënë misioni ynë. Ky duhet dhe do të mbetet vizioni dhe aksioni ynë i përhershëm. Deri sot ja kemi dalë t’i mbajmë të pastra kristal idealet e Lëvizjes Studentore, idealet për të cilat u vra Lideri i Lëvizjes Studentore Azem Hajdari, Arben Broci, Avdyl Matoshi dhe shumë e shumë të tjerë. Asnjë ditë s’kemi reshtur së luftuari dhe vepruari që liria, demokracia dhe shteti ligjor të jenë trinia e shenjtë e zhvillimit të vendit tonë. Është e vërtetë që s’ja kemi dalë, shpeshherë kemi rënë edhe në greminë, por është po kaq e vertetë që kurrë s’jemi dorëzuar aq më pak  ndalur dhe kurrë s’do të tërhiqemi nga kjo trini e shenjtë. Unë kam vendosur të dorëhiqem dhe të mos kandidoj më për Kryetar të Grupimit “Dhjetor 90”.

Këtë vendim nuk e kam marrë për asnjë arsye personale, pasi kjo përiudhë është një prej kohëve të mia që më bën krenar, që më jep dinjitet dhe forcë, është një kohë që më ka njohur me njerëz dhe veprimtarë të jashtëzakonshëm për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë. Vendimi im është marrë që t’i hapë rrugën një gare dhe sfide të re. Dua që miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi ndër vite të shpalosin vizionin e tyre për ta cuar më tej veprimtarinë e Grupimit “Dhjetor 90” kësaj organizate që bën krenar këdo që ka kontribuar qoftë edhe një ditë të vetme për të. Ndaj i ftoj të gjithë anëtarët e Grupimit Dhjetor 90 që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj  të përfshihen në zgjedhjet për kryetar nëpër qarqe, për në senat, kryesi dhe kreun e kësaj organizate dinjitare. Jam besimplotë që do të kemi një garë të vërtetë dhe njerëzore.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loku: 13/01/2023 14:40

    Hajt ne te Theodhoroiut shkofsh dhe ti malok!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?