Robert Budina

Budina dhe ato 14.000 firma: pak për të ëndërruar një forcë të re politike

14 Qershor 2020, 12:29| Përditesimi: 14 Qershor 2020, 12:31

  • Share

U fol shumë javët e shkuara për lindjen e një partie të re politike që mund të kishte origjinën nga transformimi i një lëvizje të shoqërisë civile. U tha edhe se kjo lëvizje do të kishte edhe mbështetjen e presidentit Ilir Meta. Të gjithë menduan dhe aluduan për Lëvizjen e Teatrit të drejtuar nga Robert Budina, i cili edhe pse është nje nga themeluesit  i Partisë Demokratike, dukej kandidati ideal për të drejtuar një lëvizje politike popullore të pavarur nga forcat politike tradicionale, siç për shëmbull lindi në Itali lëvizja 5yjet. Por a ka hapësirë dhe mbështetje popullore sot për një forcë politike të këtij lloji?

Një testim i parë erdhi ditët e shkuara me mbledhjen e firmave nisur nga “Lëvizja për Teatrin” që ndërmori një tour në të gjithë vendin duke kërkuar mbështetje për rindërtimin e të njëjtit Teatër Kombëtar të prishur nga Bashkia. Rezultati: 14.000 firma sipas asaj që deklaroi plot entuziazëm vetë Robert Budina.

Sigurisht që nuk mund të konsiderohet një sondazh, por është një vlerë treguese. Nëse analizojmë rezultatet elektorale të 2013, kur PS mblodhi 713.000 vota, Partia Demokratike 528.000 vota dhe LSI 180.000 vota, lëvizja e Budinës me 14.000 votat e saj do të ishte një forcë politike afër 0.80 % si në 2013 ishte PBDNJ. Më mirë se parti të tjera të vogla, por shumë larg për të qenë faktor. Pesha e Lëvizjes së Budinës nuk do të ndryshonte nëse i krahasojmë edhe me rezultatet e 2017.

Ato 14.000 firma janë shumë për lëvizjen spontane të Robert Budinës, por nuk janë asgjë nëse synon të bëhet një parti politike. Kush shpreson të rrëzojë qeverinë duke luajtur kartën e Teatrit, duhet të ndryshojë plan. Qeveria mundet me ide të reja, me besueshmëri personale të liderave në fushë dhe me propozime konkrete dhe të realizueshme. Vetëm kritika, siç po bën Lulzim Basha prej shtatë vitesh, nuk mjafton. Ndërsa shpërndarja e shpifjeve siç vazhdon të bëjë Sali Berisha, është vetëvrasje e sigurtë.

Komento

Komente

  • Kunder prishjes isha dhe une .: 28/11/2020 09:21

    Ate dokument e firmosen demokrate , socialiste , republikane ,leseiste , demokristiane e tej , po kjo z’do te thote se ata jane anetare te partise qe mendon se ka krijuar Budina , apo te perkethyera ne vota si c’do deshironte .

    Përgjigju
  • raul: 15/06/2020 10:57

    ik or Budina or trap nuk e sheh qe je bere figure e neveriteshme ti dhe vellai yt . Te dy jeni akuazuar dhe denuar per vjedhje fondesh publike dhe dilni dhe mbroni nje gerdalle bordello 80 vjecare pa asnje vlere . ikni sa me pare se do ju gjuajne femijet me gure rrugeve se po merni ne qafedhe ato mjerane qe akoma ju vijne prapa me salivirusin neper kembe

    Përgjigju
  • Ta hip: 14/06/2020 18:48

    E mer kal i ngordh, hajdutet e teatrit....

    Përgjigju
  • Tosi: 14/06/2020 15:20

    Ik mor spurdhjak se nuk te vjen njeri prapa ty. Levizja e artisteve perkrahes te bordellos 80 vjecare mori fund.ju vellezerit hajdute Budina jeni njerez te urryer ne publik, mos u mundoni te beni interesantin o spurdhjake.

    Përgjigju
  • redi: 14/06/2020 13:41

    Krijimi i nje firce politike lnd nga domosdishmeria e ndryshimit te establishmentit dhe jo nga servilizmi pa mase i mbeshtetur nga nje kauz te pa bazuar ne ligj.Nuk ndertohet partia e re ne elektoratin e PD dhe LSI por me pjesen gri te elektoratit ,qe eshte pjesa ne intelektuale dhe me e ndershme shoqerise shqiptare . Kauza juaj eshte e deshtuar qe ne mbajthen e barakes me tallazh si kauze boshe .Ndryshimi duhet pir do besim dhe motiv nga njerez qe nuk i oerlyen duart ne micalin politik te 30 vjeteve demojraci

    Përgjigju
  • Labi: 14/06/2020 13:23

    O ju dhjefsha shoqerine civile te Budines. Po edhe ato firma qe keni mbledhur i keni patur nga simpatizantet e forcave opozitare qe ju kane mbeshtetur me mendimin se po demtojne Ramen. Çfare shoqerie civile drejton zoti Budingu( Budina), ne nje kohe qe eshte anetar i Keshillit Kombetar te nje force politike????? Peme pa kokerra qe nuk bejne as hije, por qe presin mbase i sjell era ne pushtet e rrembejne nje karrige.

    Përgjigju
  • O tej: 14/06/2020 12:58

    Cfar koincidence te gjithe fillojne me Berisha -Basha -Budina --BAJGA

    Përgjigju
    • U tej more: 14/06/2020 14:21

      Thuaj fillojne me shkronjen B...... pastaj bajga

  • holta: 14/06/2020 12:47

    Ky dhe ata qe mblidhen aty jane fundrina.....

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 14/06/2020 12:34

    I degjeneruar .e kthyet teatrin ne politik. Bere demonstrate kot vetem sa infektove popullin me virus Qelbesirat e PD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?