Më 27 korrik të këtij viti Regjisori Edmond Budina i adresoi publikisht një kërkesë kryeministrit Edi Rama për të mbajtur një shfaqje në truallin e Teatrit Kombëtar. Në rast të refuzimit të kërkesës, Budina premtoi se do ta mbante shfaqjen, në një tjetër vend, të lirë e të pazaptuar.
Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Budina vendosi të gjente strehë në Presidencë. Shfaqjen që pati premtuar se do ta mbante në një territor të lirë, e mbajti përpara Kreut të Shtetit.
“Me qenë se të gjitha hapësirat publike janë të pushtuara prej atyre që shembën trashëgiminë kulturore shqiptare, Teatrin Kombëtar, dhe meqenëse Kryeministri nuk më lejoj t'a shfaq në truallin e Teatrit Kombëtar, mendova që shfaqen time t'a realizoj në të vetmin vend publik të lirë që ka mbrojtur dhe mbron trashëgiminë kulturore, në ambientet e Presidencës së Republikës. Për këtë falenderoj Presidentin e Republikës, Zotin Ilir Meta, dhe stafin e tij për mikpritjen. Në këtë zgjedhjen time personale padyshim ka ndikuar qëndrimi i Presidentit në mbrojtje të trashëgimisë kulturore kombëtare, ruajtjes së Kushtetutës dhe bashkimit kombëtar”, tha Budina.
Monodramën “Profeti i Kokoshkave” të mbrojtësit të Teatrit Kombëtar, Meta e shfrytëzoi edhe për të dhënë një mesazh politik. Nëpërmjet fjalëve të regjisorit,
“Bashkëndaj plotësisht të njëjtin qëndrim me artistin tonë të mirënjohur Edmond Budina se:Magjia e teatrit, qëndron edhe në atë, që gjithkush gjen shëmbëlltyrën e x-deliranti, pretendent – diktatori apo diktatori. Dhuna dhe prepotenca e pushtetit, pavarësisht ngjyrës, mbeten të patolerueshme, sado të përpiqesh t’i veshësh me petkun e ëndërrt të demokracisë. Të protestosh me art, kjo është forma, që unë kam zgjedhur. Por ju mos harroni: protesta është qytetari! mos harroni të protestoni për të drejtat tuaja!”, shkruan Meta.
“Profeti i Kokoshkave” është frymëzuar nga protesta disa vjeçare dhe kauza mbarëkombëtare për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, e kthyer tashmë edhe në çështje europiane, shprehet Meta.
Sipas kreut të shtetit monodrama “Profeti i Kokoshkave” i Edmond Budinës lindi si shenjë proteste kundër shkatërrimit të Teatrit Kombëtar dhe siguroi se dyert e institucionit të presidencës do të jenë të hapura për ata që reshtohen kundër kryeministrit.
Ca mban kjo toke
PërgjigjuBudin bajga i veshur si karagjos që ky është një karagjos e din gjith Shqipria. Ky palaço me emrin edmond bajga është hajdut e me like floririn meren vesh mir me njëri tjetrin se jan të dy hajdut të ndyr.
PërgjigjuPopulli ka nje kerkese. Budina si regjisor qe eshte te luaj ne skene te Air Albania me qellim qe te ardhurat te jene sa me te medha Tragjedine me fame boterore dhe me aktor kryesor mender presidentin "Likja me Bllok ne dore". Bileta te jete sa me e larte, mundesisht te ardhurat te kapin 700.000 euro. Publiku eshte i garantuar.
PërgjigjuIk ore buding se nuk i bie njeriu ne mend per teatrin tend
Përgjigju,,,qoka tipike langaraqesh,,,
Përgjigjumavriu ky ku e ka varur shpresen
PërgjigjuPresidence e shpifur,siç ata qe te zgjodhen!
PërgjigjuMetmui hajduti
Përgjigjujep dhe nje shfarje ne Lalez ne oborrin e perbashket te dy vilave. haaaaaaa
PërgjigjuSa per te qeshur , i shkoka shume bukur aktrimi i Palacos nen brekushet e .......
Përgjigju