Buffon në 'J Medical'

Sport

Buffon kryen testet mjekësore te Juventusi, portieri bëhet sërish bardhezi një vit pas lamtumirës

4 Korrik 2019, 14:15| Përditesimi: 4 Korrik 2019, 14:16

  • Share

Gianluiggi Buffon ka mbërritur sot në mëngjes në qendrën mjekësore të Juventusit për të kryer testet mjekësore. Portieri 41-vjeçar është rikthyer në Torino 1 vit pas lamtumirës sezonin e kaluar.

Me ‘zonjën e vjetër’ gardiani legjendar do të nënshkruajë fillimisht një kontratë 1-vjeçare me 1.5 mln euro fitime në sezon. Ndërsa më pas mes palëve do të ketë një tjetër kontratë, por këtë herë me portierin që do të jetë në rolin e një drejtuesi.

Për ta sot Buffon-in në ‘J Medical’ ishin rreth 150 tifozë, të cilët bënë foto dhe morën autografe nga portiere.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?