Gianluigi Buffon

Sport

Buffon: Maignan dhe Onana mes 5 portierëve më të mirë në botë

18 Maj 2023, 22:09| Përditesimi: 18 Maj 2023, 22:10

  • Share

Kalimi i Interit në finalen e Champions League dhe ecuria e mirë e Milanit ka bërë që legjenda e portës italiane, aktualisht portieri i Parmës edhe pse në moshën 45-vjeçare, Gianluigi Buffon të reagojë me fjalë zemre për gardianët e dy skuadrave.

Gianluigi Buffon ka folur për “Sky Sport” dhe nuk i ka kursyer fjalët e mira për ta. Sipas tij, Maignan i Milanit dhe Onana i Interit janë ndër pesë portierët më të mirë në botë.

“Maignan nuk është një surprizë, ai kishte treguar veten e tij dhe vitin e kaluar se çfarë mund të bënte. Onana është futur bindshëm, ai tregoi personalitet dhe shpatulla të gjera duke mposhtur konkurrencën e Handanovic tek Interi. Për mua, Maignan dhe Onana janë ndër 5 portierët më të mirë në botë dhe mendoj se nuk jam aspak gabim për këtë", tha Buffon.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?