Gianluigi Buffon dhe Francesco Acerbi

Sport

Buffon për rastin Acerbi: Nuk i tha jo Spallettit, i tha jo Italisë

3 Qershor, 12:47| Përditesimi: 3 Qershor, 12:51

  • Share

Legjenda Gianluigi Buffon, kreu i delegacionit të kombëtares italiane ka komentuar hapur për rastin e mbrojtësit Francesco Acerbi, i cili refuzoi ftesën e trajnerit Luciano Spalletti për t’u bashkuar me Italinë në grumbullim. Duke folur për Rai Sport, Buffon theksoi se një vendim i tillë nuk është personal ndaj trajnerit, por përfaqëson diçka shumë më të rëndë.

"Kur një lojtar refuzon një thirrje, ai nuk po i thotë jo Spallettit, por diçkaje shumë më të madhe, Italisë", deklaroi Buffon, duke vënë theksin te rëndësia simbolike dhe morale e fanellës së kombëtares.

Ish-portieri legjendar nënvizoi se figurat si ai vetë, Spalletti apo trajnerë të tjerë janë kalimtarë, ndërsa ajo që mbetet e përhershme është vetë kombëtarja dhe vlera që përfaqëson ajo fanellë.

"Ekziston vetëm një vlerë thelbësore, kombëtarja. Të veshësh atë fanellë do të thotë të përfaqësosh të gjithë lëvizjen tonë. Dhe kjo, për ata që e duan futbollin, nuk mund të vihet kurrë në plan të dytë’’, tha Giggi.

Deklarata e Buffonit është një mesazh i qartë ndaj të gjithë lojtarëve që mund të vënë interesat personale mbi ekipin, në këtë rast Italinë, duke riafirmuar rëndësinë dhe përgjegjësinë që sjell vetë thirrja në ekipin kombëtar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?