TIRANË - Për Kryeministrin Edi Rama vota për çdo forcë të opozitës është e çuar dëm. Në rubrikën ‘sy më sy’, teksa i përgjigjet një komenti të një ndjekësi emigrant, Rama thotë se i vetmi program i opozitës është sharja me libër shtëpie ndaj tij.
Komentuesi i radhës thoshte se nga gjuha që Rama përdor me opozitën nuk meriton të qeveris vendin.
‘Më vjen keq! Por vetën për faktin se si shpreheni për opozitën në fjalimet tuaja nuk meritoni ta udhëhiqni atë vend e atë popull’.
Rama përgjigjet se për opozitën flet vetëm 1 herë në 3 muaj, ndërsa kjo e fundit merr në gojë kryeministrin Edi Rama me libër shtëpie.
'Ja mirëmëngjes nga Partia Socialiste! E bukur kjo, unë flas një herë në 3 muaj një fjalë për opozitën dhe bëka kaq shumë përshtypje se nuk meritoka më ta udhëheq më atë popull siç shkruani ju nga jashtë. Por çfarë meriton atëherë opozita e dashur Flora, ma thoni dot. 3 vakte në ditë merret gjithë librin e shtëpisë sime, me këdo që i del përpara, me mua po e po. Nuk besoj se është opozitë që ju përfaqëson ju dhe familjen tuaj, se nuk besoj se keni ndonjë problem me familjen time dhe nuk ma ha mendja që libri i shtëpisë sime ju duket ndonjë program i mirë për ekonominë, punësimin, bujqësinë, arsimin, për shëndetësinë e me radhë për Shqipërinë.'
Më tej, kryeministri thotë se opozitë e shndërruar në kënetë e udhëhequr nga bufi i stërplakur siç e quan Berishën, që kërkon të pengojë vendin tani që kërkon dhe votën në zgjedhje, prandaj Rama do merret me ta.
'Pastaj ju Flora jeni jashtë dhe kjo kënetë në sytë e të huajve është një turp dhe kurrsesi nderi i Shqipërisë, që sot çmohet dhe respektohet si kurrë më parë. Unë sjam fare me opozitën dhe në parlament i kam lënë të merren me librin e shtëpisë sime, e të ulin dhe të ngrenë kriminel e hajdut e të mi hedhin mua të gjitha të zezat që i kanë bërë vetë. Pasi kanë hedhur vetëm balte brenda dhe jashtë për Shqipërinë nga kënetat e tyre dhe kanë bërë çmos ta pengojnë këtë vend, tani duan votën. Prandaj do merrem pak edhe me ta apo jo, por ama me shqipen e mësuesve të mi, të Nolit, të Fishtës, Konicës e asnjëherë kurrë me baltën e shpifje me librin e shtëpisë me familjen. Asnjëherë në nivelin e asaj kënete.'
Së fundmi, Rama ndalet dhe tek partitë e reja, të cilat i etiketon si 'opozitëzat e reja', kanë si model bufin e kënetës dhe sot vendi nuk ka një opozitë reale dhe sfiduese.
'Më vjen keq Flora. Një buf stërplak e ka kthyer opozitën në një kor zhabash e bretkosash, kuak kuak kuak ditë e natë. E rrokanisën shqiptarët kuak kuak kuak. Për dreq ajo kënetë ka krijuar edhe ca copëza opozitëzash të reja që nuk kanë asgjë të re përveç moshës së pronarëve të tyre. Të gjithë imitojnë bufin stërplak. Kush do të votojë verbërisht kuak kuak kuak, le ti votojë. Por dy gjëra nuk i ndryshon dot, që vota e çuar për ta, është votë e çuar krejtësisht dëm. Ata aty ku janë do jenë prapë. Vota për ta nuk sjell asnjë ndryshim, sepse sa të jetë ajo kënetë, në mes të mexhelisit tonë nuk ka dot Shqipëria opozitë reale, europiane, sfiduese dhe fituese.'
Shqiperia nuk udhehiqet nga opozita. Por mna maxhoranca. Ajo eshte ne nivelin me te kalbur si shkak i korrupsionit te rende qe ka kapur PS dhe shtetin. Edi Rama dhe legacia e rekrutuar prej tij neokomunisto-kriminale ende mbeten te pandershkuar. Njesoj qe dhe regjimi nga i cili origjinojme, ai enverist. Nje dite u vjen fundi. Te gjithe deputetet, ministrat, zyrtaret e larte te denuar mga 2013 e me pas jane perzgjedhur, mbeshtetur e emeruar direkt nga kryekorruptonjesi Rama. Nuk pritet qe SPAK te beje kuak kuak ndaj tij me hetim por ne aspektin politik dhe qeverises nuk ka me te paafte dhe deficent sesa Rama, ne rastin me te mire.
PërgjigjuO Gjergj ti ke tē drejt po aman as Edi e as Sali Bajga nuk kan fai se ju i votoni kto Skorje prandaj rini urt mos bēni dhe ju si zhabat guak guak guak por tregoijini vēndin ktyre zhabave. Prandaj o Gjergj ri urt se dhe ti je fajtor.
PërgjigjuPo ca komentoni kot, ti Opozitari? Nuk dua te komentoi por me zi se ka qene koha juaj, mjer mjer
PërgjigjuNjè nga ata "zhabat" e majme, qè me videon e Dritan Priftit, nxorri shqiptarèt nè bulevard dhe prodhojè 4 tè pushkatuar, ju e bètè president dhe e quanit PRESIDENTI MÈ I MIRÈ QÈ KEMI PASUR NDONJÈHERÈ. Atè "zhabèn" tjetèr, komunistin e Ramiz Alisè, spiunin e sigurimit tè shtetit, vrasèsin dhe shkatèrruesin e vèndit, jo vetèm qè i RRIHJE SHPATULLAT MBAS SHPÈRTHIMIT TÈ GÈRDECIT (shih videon e asaj mbrèmje),,,,por edhe e mban si dordolec edhe sot, pèr tu thènè shqiptarève,,,,ju mè thoni hajdut dhe i paaftè POR,,,ky kètu èshtè edhe mè i keq. Edi Rama,,,,ju dhe gjithè hajdutèt tuaj qè sot popullojnè burgjet apo bankat e tè akuzuarve,,,jini jo vetèm varrmihèsit e shtetit shqiptar, shkatèrruesit e sè sotmes shqiptare dhe organizatorèt e kètij sistemi korruptiv qè po shfaros popullatèn shqiptare nga trojet e veta. Asnjè sundues i huaj nuk ka mundur ti shfarosè shqiptarèt nè njè mènyrè tè tillè. Fjalori juaj me pèrkufizime ZHABASH, iu kujton shqiptarève se zhaba mè e pèshtirè,,,jini ju. Nèse SPAK vèrtetè do vazhdonte misionin e tij,,,ju pèrfundoni atje ku ajo zhaba e majme, èshtè sot, pas arrestimit si ordiner nga forcat speciale. Kjo èshtè e vèrteta.!!!
PërgjigjuPo behesh dhe ti me keq se bufi sterplakur me çeten tende te hajdutve,Saimir Tahiri ,Arben Hametaj,Dhia Krifca,Ilir Beqaj etj etj. Keni hyr ne korrupsion te frikshëm dhe ju nuk po e kuptoni,po beheni me keq se Sali Berisha!!!
PërgjigjuNe fakt fola per ke kupton e shikon jo per patronazhistat qe i bejn gojore PS dhe ju duket cdo gje vaj ne Shqiperi,ku per fat te keq nje nga ata je dhe ti. Po beheni dhe jeni ber me te rendomt se çeta e Saliut kaq di te te them. Nqs ty nuk te duket korrupsion ai i Beqajt Hametajt Krifces per bujqesin e shume e shume te tjere,me vjen keq po ty te paska vdek mesusja e matematikes pa lindur akoma.
Kck ps Vlore:Ju te Vlores (me duket e keni gjenetike) fajsoni kedo e pergjithecka.Ne se keni prova te hajdutellekut paraqisni perpara institucioneve te drejtesis e ne vecanti SPAK-ut.E nese do kishte minimum te fakteve(minimum,minimum)se paku tregojani oopozites aktuale se ato menjehere ashtu si ti mizen e bejne buall.BE E NJEK HAP PAS HAPI dhe din ne hollesi problemet e vendit tone e nuk besoj se ato jane kaq budallenj sa te japin para e te mos dij se ku shkojne e si perdoren e besoj se kan jo pak "zbulues" zbulues kaq te afte se ti.