Kryesocialisti Edi Rama iu përgjigj nga Shkodra deklaratës së një dite më parë të Sali Berishës për “Lamborghinin e Noizyt”, që sipas të cilit, me një shumë të tillë mund të paguheshin 50 mijë pensione.
Rama i kujtoi kreu të PD kontratën 6 milionë dollarëshe për lobim në SHBA, që sikurse tha, nuk krashasohet me vlerën e makinës së reperit.
“Ore ia hoqën atë non gratën? Me datë 12 do t’ia heqin. Sikur do t’ia hiqnin se 6 mln dollarë janë shumë. Bufi dje ishte kapur me Lamborghinin e Noizy. Ai ka lekët e veta tha por janë 50 mijë pensione, në fillim tha janë 10 mijë. Tani ça nuk thotë. Çfarë i ka bërë këtij Gramshit tha, nga 50 mijë e kanë bërë 60 mijë. Tani ça ka me Noizyn? Si qenkan 50 mijë pensione për Lamborghinin e Noizyt? Sa kushton Lamborghini?
Kushton shumë më pak se 6 mln dollarë. Nëse shkojmë me me logjikën e 50 mijë pensioneve, se bufi për të larë damkën, siç ia vënë deleve, që ia kanë vurë bam për të larë atë numrin në kokë, sa pensione paska paguar. Nëse noizy për Lamborghinin e vet janë 50 mijë pensione, po bufi me lekët e kujt? Se i bie me aritmetikën e tij 500 mijë pensione. Se Lamborghini është shumë më pak se 1 mln. Çfarë aritmetike është kjo?”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Shkodra jo më peng i dy njerëzve, Enverit e Berishës! Si bëhet qyteti madhështor me Luçiano fake Pavarottin? Diaspora do t'i japë shuplakën më të nxehtë kënetës
Xh.D/E.H/ReportTv.al
