Politikë

‘Bufi & Tiku drejt bashkimit’/ Rama ironizon me ‘serinë’ e radhës, Berisha-Lapajt: Duhet të bëjmë planin madhështor të vjedhjes së zgjedhjeve! Lulzim Brava ti je një rast i pashpresë

13 Prill, 07:56| Përditesimi: 13 Prill, 08:40

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar puntatën më të re të ‘serialit’ satirik “Bufi & Tiku drejt ribashkimit”, ku në një skenar humoristik dhe ironik sjell tre opozitarët, kreun e PD Sali Berisha, kryetarin e Nismës Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapajn si edhe drejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Bashën.

Në video, Lapaj flet për një ‘revolucion të madh moral’, ndërsa Basha thotë se revolucioni në fakt po ndodh, duke risjellë në vëmendje frazën 7x7=313. Kreu i PD Berisha, nga ana tjetër, e akuzon Bashën duke i thënë se është një rast i pashpresë dhe se është një kukull e kreut të qeverisë.

Berisha shfaqet gjithashtu duke ‘përgatitur’ Lapajn se si të sillet, ndërsa ‘orkestron’ edhe planin madhështor për të akuzuar maxhorancën për vjedhjen e zgjedhjeve.  

Pjesë nga dialogu:

Berisha: Shikoni...hëna! Më parë shkojmë në hënë sesa i fitojmë dot zgjedhjet me një kryekriminel si Edi Rama

Lapaj: Jo doktor! Ne s’do të ikim në hënë. Ne do të bëjmë revolucion të madh moral. Populli do zgjohet, Shqipëria bëhet!

Basha: Nuk bëhet revolucion me babain në listë të mbyllur dhe me paratë e vjehrrit të pushkatuar nga vettingu! Revolucioni po ndodh. 7x7=313.

Berisha: Lulzim Brava ti je një rast i pashpresë. Një kukull e Ramës ja çfarë je ti! Kukull e kukullës së Sorosit!

Lapaj: Ik o Luli shko fli! Unë rri zgjuar për t’i dhënë shpresë popullit ti gërrhet me sy hapur! Doktor na e largo këtë budallain e Ramës.

Berisha: Lapaj, ti je e ardhmja po e ardhmja që vjen nuk është më e ardhme! Prandaj ti duhet të mbestesh e ardhmja që nuk vjen kurrë...kështu shkul ndonjë votë nga zhgënjimi nga kampi armik.

Basha: O Rameeee...Bufi do debat, se ju jeni bashkë! Po 7x7???? 313!!! Rameeee.

Lapaj: O Luli po paske qenë mortje fare mor burrë! Ik o fli na lër të bëjmë Shqipërinë....

Berisha: Lapaj! Duhet të bëjmë planin e vjedhjes madhështore të zgjedhjeve, një plan madhështor.

Lapaj: Do vjedhim zgjedhjet?

Berisha: Jo Lapaj! Do na i vjedhin...He he he, Rama kush tjetër?!

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drini: 13/04/2025 20:08

    Humor shume cilesor! PO ti thosha nje te njohuri demokrat qe shiko vetem pjesen e humorit pavaresisht se nuk e do Ramen do me ishte hedhur ne fyt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?