Politikë

VIDEO/ ‘Bufi&Tiku drejt bashkimit’, Rama ironizon sërish Berishën, Lapajn dhe Bashën: Teatri i Kukullave mbyll sezonin në pritje të heqjes së non gratës, shihemi pas 4 vitesh

4 Maj, 09:26| Përditesimi: 4 Maj, 14:44

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish satirën për të komentuar zhvillimet në kampin opozitar përmes "serialit" "Bufi&Tiku drejt bashkimit". Rama shfaq një bisedë imagjinare mes tre figurave politike Sali Berisha, Adriatik Lapaj dhe Lulzim Basha, duke ironizuar edhe kontratën 6 milionë dollarëshe të PD në SHBA.

“6 milionë dollarë Lapaj! O sot o kurrë!”, i thotë Berisha-Lapajt, ndërsa ky i fundit shprehet skeptik për burimin e parave nga patriotët:  “Mua mu shkundën xhepat e vjehrrit dhe nuk pashë një patriot që të japë një qindarkë për Shqipërinë”. 

Kryeministri thumbon edhe Lulzim Bashën, duke e portretizuar si figurë pasive që fshihet pas frazës "7x7".

Më tej, Berisha i thekson Lapajt se duhet të fokusohet te "dosja e zezë", duke nënkuptuar përgatitjen e një skenari se qeveria ka vjedhur zgjedhjet. Në dialog përmendet edhe "Sherifi", këshilltari amerikan i Berishës Chris LaCivita, një tjetër thumb ndaj pritshmërive të opozitës për mbështetje nga Shtetet e Bashkuara. 

"Po vjen Sherifi me siguri me lajmin madhështor! 6 milionë i bëjnë magji edhe magjistarit he he he....", thotë Berisha.

Krahas videos, kryeministri shkruan: "Teatri i Kukullave të së dielës mbyll sezonin në pritje të heqjes së NON GRATËS. Shihemi pas katër vjetësh.

Pjesë nga dialogu satirik:

Berisha: Hape dritëëëën…Gjashtë milionë dollar Lapaj! O sot o kurrë!

Lapaj: 6 milionë?! Po ku i gjete more ato lekë? 

Berisha: Patriotët Lapaj patriotët... Si ka thënë Sherifi: Ti Shqipëri mos ki frikë se ke bijtë në Amerikë! 

Lapaj: Po ça thua o doktor! Po mua mu shkundën xhepat e vjehrrit nëpër diasporë dhe nuk pashë një patriot që të japë një qindarkë për të bërë Shqipërinë, jo më 6 mln për të zhbërë non gratën ty! 

Basha: Ka vjehrri ka Adriatik....po 7x7...? 6 milionë hë hë hë!

Lapaj; Nuk e besoj dot! Gjithë ato para...dhe ja ku jemi: Me një qiri si në mesjetë dhe non grata akoma non grata! 

Berisha: Lapaj! Fokusohu tek dosja e zezë e narkoRamës dhe mos hyr në fushën e Sherifit! Një surprizë e madhe do vijë, një bombë, e kurdisur për çastin e duhur... Albanaaaaa...Dritën...

Lapaj: Doktor! Basha! Ku jeni?! Unë dua të dal...Boll! Dua të bëj Shqipërinë...Shqipëria bëhet, po me Ramën si i bëhet?! Duke ndenjur këtu? Jo jo, dua të dal.

Berisha: Durim Lapaj, durim! Dritat do të vijnë bashkë me heqjen e “non gratës” dhe ne do dalim kur narkoregjimi t’i ketë vjedhur votat sipas planit! 

Basha: Po po prit, prit sa të vijë telefonata nga Amerika he he he.

Berisha: Pusho more hajvan. Po vjen Sherifi me siguri me lajmin madhështor! 6 milionë i bëjnë magji edhe magjistarit he he he....
 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?