Politikë

‘Bufi&Tiku drejt ribashkimit‘/ Rama ironizon me ‘serinë’ e radhës, Lapaj: LaCivitan për planin e vjedhjes së votave e more? Berisha: Sherifin e kemi për budallenjtë si... (VIDEO)

20 Prill, 09:06| Përditesimi: 20 Prill, 09:42

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka sjellë episodin e radhës të ‘serialit’ “Bufi&Tiku drejt ribashkimit“, duke improvizuar një dialog satirik midis tre figurave opozitare, Sali Berisha, Adriatik Lapaj dhe Lulzim Basha.

Në dialog, Berisha bisedon me Lapajn se si të ‘organizojë‘ skenarin e vjedhjes së votave nga Rama. Në video ironizohet edhe konsulenti amerikan Chris LaCivita përmes pyetjes që Lapaj i ‘drejton’ Berishës se prandaj e ka marrë amerikanin nga Trump për të realizuar këtë skenar për vjedhjen e zgjedhjeve.

Por Berisha thotë se ‘Sherifin e kemi për budallenjtë si Klevisi dhe Albana me shokë’. Nga ana tjetër, kreu i PD akuzon Bashën si një tradhtar dhe një rast të pashpresë.

“Mirëmëngjes dhe me Teatrin e Kukullave të së dielës, ju uroj të gjithëve një ditë të bukur”, shkruan Rama krahas videos së animuar.

Pjesë nga biseda:

Berisha: Ja Tiku shiko mirë, kjo është “Shqipëria Madhështore”. Qumësht trëndafili ‘Made in Albania’ do bëhet aty.

Lapaj: Do bëhet do bëhet, bëhet se sbën si mos të bëhet. Po Ramës si i bëhet?

Berisha: Ja Zallherri Madhështor, mjaltë delesh Made in Albania do të bëjmë aty.

Lapaj: Do luftojmë korrupsionin doktor.

Basha: Posi more Lapaj posi, do të luftosh korrupsionin zotrote, po me kë? Me vjehrrin e pushkatuar nga Vettingu? Apo me gjithë krushqinë në listën e mbyllur?! 7x7…

Lapaj: Ore prapë ky? Flet ky për vjehërr.

Berisha: Ai është një budalla i padobishëm, ti je i dobishëm, je tjetër nivel.

Lapaj: Doktor na duhet plani për mbrojtjen e votës.

Berisha: Jo Lapaj, jo për mbrojtjen...po për vjedhjen e votës nga narkoRama!

Lapaj: Si do të bëjmë një plan që do na vjedhë Rama votat?! Apo do të më çmendësh edhe ti mua?

Basha: O Llapush, je në kurth siç më futën mua. Këto janë bashkë o pallavesh! Haha 7x7...?!

Berisha: Pusho ti tradhtar! Ti je një hiç, je një kot. Je një rast i pashpresë!

Lapaj: Po ti mo doktor edhe LaCivitan nga Trumpi e more për të bërë planin se si do a i vjedhë votat Rama?

Berisha: Sherifin e kemi për budallenjtë si Klevisi dhe Albana me shokë! Se kur të na i vjedhë Rama votat me ta do të bëjmë revolucionin...

Lapaj: Po me mua çfarë do të bëhet?

Berisha: Lapaj...Lapaj ti bëhesh...madje je bërë, ti je e ardhmja që nuk vjen kurrë. Prandaj quhet e ardhme. Eja tani të nisk vjedhjen e narkoRamës.  

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?