Kryesocialisti Edi Rama ka ironizuar sërish me "serinë" e radhës të "Bufi&Tiku drejt bashkimit", duke vënë në shënjestër Sali Berishën, Adriatik Lapajn dhe Lulzim Bashën. "Dialogu" nis me kreun e PD që flet për një "hartë të masakrës elektorale", me qëllim akuzimin e qeverisë për manipulim zgjedhjesh.
Lapaj përpiqet të sjellë në vëmendje se zgjedhjet janë me lista të hapura dhe vota e popullit është e shenjtë, por Berisha e ndërpret. Në vijim, Berisha sulmon qeverinë përmes metaforave si “narkoRama” dhe “vota fejk të diasporës”, të cilat do t'i sjellë me anijet e karburantit në Durrës.
Nga ana tjetër, Basha i përmend Amerikën dhe ironizon me statusin “non grata” të kreut të PD. Lapaj shpërfillet nga Berisha, i cili i thotë se “populli na duhet për revolucion, jo për një mandat që nuk i duhet as dreqit”. Ai i përmend edhe përgatitjen e një "dosjeje e zezë", teksa thotë se do të përgatisin një sulm në Dibër, dhe më pas të lajmërojnë "sherifin" për aktin e xhelatit Edvin Rama.
Pjesë nga dialogu:
Berisha: Pra kjo është harta e masakrës elektorale 2025! Tiranë, zemra e krimit! Tre mandate të opozitës nuk do të gjenden sepse narkoregjimi i ka tretur përmes një serveri misterioz.
Lapaj: Sali, Sali! Prit një sekondë! Po këto janë zgjedhje me lista të hapura! Janë vota të popullit që ne s’mund t’i tresim për të akuzuar Ramën...
Berisha: Lapaj! Përqendrohu se s’kemi kohë për mendjelehtësira! Ja Fieri, narkoRama ka droguar fshatarët e Myzeqesë . Katastrofik për opozitën! Në Durrës narkomafia ka sjellë vota fejk të diasporës me anijet e karburantit. Opozita përtokë..tamam siç na duhet në 12 Maj!
Basha: Në Durrës s’ka mundësi Aty fitojnë Euroatlantikët se aty...7x7??? Po më marrin nga Amerika Doktor, ta hoqën non gratën ty këta?
Berisha: Non gratën ma vure ti.
Lapaj: Po njerëzit, votuesit? Populli?
Berisha: Lapaj! Populli na duhet për revolucion jo për një mandat tëndin që nuk i duhet as dreqit. Misioni ynë është vota e lirë! Lufta për votën e lirë!
Lapaj: Po populli?
Berisha: Populli do lexojë dosjen e zezë. Prandaj ulu dhe fillo punën për dosjen....Në Dibër do urdhërojmë Xhemalin të rrahë Xhelalin dhe do lajmërojmë Sherifin për aktin e xhelatit Edvin Rama..
Basha: Posi posi sherifin ta bleu Rama, votoni numrin 5 tha!
Berisha: He he he he...Janë prova teknike! Albanaaa hape dritën!
Komente
