Deputetët e Rithemelimit votuan kundër seancën e djeshme në parlament ndaj propozimit të Bujar Leskajt. Nisma e deputetit të Vlorës e hedhur në votim mori vetëm 3 vota pro, 112 kundër dhe 3 abstenim.
Leskaj kishte depozituar një amendim lidhur me ligjin ‘Për mbrojtjen e konkurrencës’.
Deputeti opozitar kërkonte që anëtarët e Komisionit të Konkurrencës si dhe çdo punonjës tjetër e autorizuar nga ky komision të ruajnë sekretin profesional dhe të mos u japin të dhëna konfidenciale asnjë personi ose institucioni vetëm nëse kërkohet për informim për nevojat e Kuvendit.
Kjo nisëm amendimi e Leskajt u hodh poshtë edhe nga ‘të vetët’, pasi si grupi Bardhi, si Foltorja votuan kundër, duke mos ditur se çfarë po votohej.