Ina Nuka, policja që u plagos në protestën e dhunshme të Astirit, dhe Bujar Nishani, ish-president

Bujar Nishani i shqetësuar për Ina Nukën, i është turrur polices se mos merr privilegje si ai

23 Dhjetor 2018, 22:51| Përditesimi: 23 Dhjetor 2018, 22:58

  • Share

Kur pashë se Bujar Nishani kishte reaguar ndaj gjymtimit fizik të polices që u agresua në protestën e banorëve të Astirit, mendova se më në fund kishte folur kundër përdorimit të gjymtimit fizik në politikë, një temë që ai vetë e ka ngjallur kohë më parë me zgjedhjen President, ndërkohë që ka qenë i sëmurë.

Gjymtimi fizik dhe sidomos gjendja shendetësore e një zyrtari të lartë është gjithnjë temë e debatuar në të gjithë botën dhe shpesh edhe kriter ligjor, për të qenë në një post të rëndësishëm. Biles kjo u ndodh dhe atyre që gjymtohen, ndërkohë që janë zgjedhur.

Debati rreth Bujar Nishanit, ishte se e zgjodhën kur nuk shkonte dot as në tualet vetëm dhe përtej hallit shëndetësor të tij, ndaj të cilit duhet të jemi solidarë, Shqipëria nuk i kishte borxh Sali Berishës një President që ai e donte vetëm që të mos kishte President.

Sali Berisha në fakt e zgjodhi pikërisht për atë shkak. Ndryshe nga ç’mund t’i ndodhte dikujt tjetër në çdo vend demokratik në botë, në një shtet privat si Shqipëria, Bujar Nishanit, ju bë fat halli fizik për t’u bërë President.

Tani meqë vetë ju bë fat gjymtimi fizik, qenka i shqetësuar që mos t’i bëhet fat as polices Ina, prerja e gishtërinjve.

Policja Ina nuk ishte me gisht të prerë kur u bë police dhe u gjymtua në krye të detyrës nga një bandit i mbrojtur dhe motivuar politikisht. Si i tillë, gjymtimi, atë mund ta nxirrte dhe nga radhët e policisë, pasi ai është një profesion që mes të tjerash të kërkon dhe kondicionet fizike në rregull.

Por shpërthimi i Bujar Nishanit pse ajo po pritet me gëzim që u shërua, dhe pse po u kujtohet njerëzve se atë e ka gjymtuar një bandit i PD, ka brenda saj një filozofi të tërë të një njeriu që gjymtimin e pati fat dhe mendon se mos ky privilegj është i përsëritshëm për dikë tjetër.

Gjithkush tjetër përveç atij, mund të reagonte rreth kësaj teme, por në fakt ka reaguar vetëm ai, pasi vetëm ai nuk ka turp për atë që ka ndodhur në këtë vend dhe që lidhet me të. Vetëm ai nuk ka turp që e kanë quajtur President për të mos pasur President.

Dhe tani është aq i bindur që gjymtimi fizik të bën diçka në këtë vend, sa i është turrur polices që i kanë prerë gishtat me kapsollë luftarake, nën panikun, se dhe ajo mund ta ketë privilegje si ai. Dhe të mendosh që të gjithë e dinin se ai kishte problem vetëm nga këmba…! Marrë nga Gazeta Tema

Komento

Komente

  • fadil bajg gjoleka: 24/12/2018 10:03

    bujar nishani sakat nga trut e sakat nga turpi paska dhe shpirtin e zi . Ky ordiner që s'vlente as për roje vreshte . E ky fundërrin që e bëri kryekrimineli i Shqipris salhe qelbësira president sulmon një vajz si Ina . Po çfar ti bësh kur ZOTI të jep dhurat një kuçedër si kryekrimineli salhe.

    Përgjigju
  • Erik: 24/12/2018 09:22

    Me teper se problem me kemben, per te cilen i uroj te shkuara, ka patur problem me trurin qe me sa duket vazhdon degradimin ne gjendje te lire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?