Programacion

E Shtunë
12
Qershor
E Diel
13
Qershor
E Hënë
14
Qershor
E Martë
15
Qershor
E Mërkurë
16
Qershor
E Enjte
17
Qershor
E Premte
18
Qershor
E Shtunë
19
Qershor
E Diel
20
Qershor
E Hënë
21
Qershor
E Martë
22
Qershor
E Mërkurë
23
Qershor
E Enjte
24
Qershor
E Premte
25
Qershor
Politikë

Bujar Nishani takim me demokratët në Korçë: PD është më e madhe sesa një kryetar! Partia ka degraduar, duhet reformim

15 Maj, 12:03| Përditesimi: 15 Maj, 14:58

Ish-Presidenti Bujar Nishani, një nga kritikët më të fortë kundër kryedemokratit Lulzim Basha, ka kërkuar edhe njëherë sot reformimin e PD-së. I pranishëm në Korçë, në një takim me demokratët si përfaqësues të grupimit për PD, Nishani u shpreh se kjo parti ka degraduar, është larguar nga njerëzit e vizioni i saj dhe se këto janë arsyet pse humbi në zgjedhjet e 25 prillit.

"Në tërësinë e vet, shoqëria shqiptare synonte për ndryshim të një situate që ishte bërë e papranueshme dhe besonim të gjithë se mekanizmi kryesor duhej të ishte PD, pasi ndryshimi vjen përmes sistemit dhe në një vend të qytetëruar brenda sistemit janë mekanizmat, partisë politike që sjellin ndryshime. Pas 25 prillit, unë jam i bindur që shumë shqiptarë kanë dëshpërim shumë të madh. 25 prilli nuk solli asnjë ndryshim në Shqipëri, la po të njëjtën qeverisje që ka krijuar këto probleme të mëdha për shqiptarët, la sërish PD në opozitë, ne na shqetëson edhe më shumë degradimi i të vetmit mekanizëm dhe aktor dhe fajtorë që mund të bëjë diferencën, PD-së", tha ai.

Për Nishanin duhen marrë përgjegjësitë  për humbjen e PD, ndërsa shtoi se kjo parti është më e madhe se sa në kryetar dhe karrige. Sipas ish-presidentit, në PD është koha e njerëzve që kanë aftësinë, mundësinë dhe kapacitetin për ta rikthyer atë në një parti të madhe dhe fituese.

"Përgjegjësia është ajo që e dallon modelin që ruan parimi dhe atë që e injoron parimin. Të gjithë e vuajmë degradimin e institucioneve dhe shtetit. Përgjegjësia e palës tjetër është a do e tolerojmë, apo do ta mundim? Përgjegjësia tjetër që ne mendojmë se duhet të shpenzojmë kohë, energjitë dhe debatin është ana tjetër e medaljes, vetja jonë, kur them vetja jonë them PD, që mund të bëjë ndryshimin. PD nuk mundi të fitojë më 25 prill. Analiza pse nuk i fituam është e gjatë dhe kjo duhet bërë, por ne duhet të shikojmë përgjegjësi politike dhe kjo fillon e mbaron te fakti që nuk fituam. Sot është koha e njerëzve që kanë aftësinë, mundësinë, forcën, kapacitetin për ta rikthyer PD në një parti të madhe, në një parti fituese. Duhen parë përgjegjësitë, duhen marrë përgjegjësitë dhe duhen shfrytëzuar resurset që PD ka. Ne duhet të bëhemi të vërtetë dhe jo fiktivë, të vërtetë dhe jo hileqarë. PD ka nevojë për një reformim drastik. Thirrja kryesore është për PD ajo është më e madhe sesa një kryetari dhe karrige. Ne na bashkon shqetësimi që kjo shtëpi nuk është më shtëpi e madhe. Çështja nuk është tek Basha IK, por të marrë përgjegjësitë politike që janë më të mëdha sesa interesi i kryetarit. Ne gjykojmë proçes më të gjerë se sa ndryshimi i një kryetari. Unë besoj tek forca politike e anëtarësisë dhe personaliteteve që PD ka dhe ne do ta nxjerrim në krye PD, Shqipëria do të fitojë kur të rrëzojmë këtë model qeverisje, i kemi të gjitha forcat e resurset për ta bërë", shtoi ai.

I pyetur nëse ai vetë do të kandidojë për kryetar të PD, Nishani tha prerë: "Jo dhe bini rehat".

Bujari Nishani ishte ndër të parët mes demokratëve që ia faturoi humbjen e PD në zgjedhje Lulzim Bashës, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

 

J.SH.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 15/05/2021 13:21

    Klysh i saliut.. Ore keto duhen qeru te gjithe e te hapet partia.. Skemat e plakut ujkut plak keto..

    Përgjigju
  • Rrenacak: 15/05/2021 12:56

    Ama edhe ky akoma me genjeshtar se Luli. Kemi zgjedh te rrim ne Shqiperi e trrisim femijet po thot. Po djali i ketij e ka len shtetesin shqiptare dhe ka marr ate austriake. E dergoi kur ishte president te behej doktor aty filloi edhe pune Edhe aty u be austriak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër një rikthimi të Sali Berishës në krye të PD?