Kultura

Bujar Qamili mbush sheshin në Shkodër, qindra qytetarë e turistë në koncertin recital të 'legjendës’ së muzikës popullore

22 Qershor, 14:12| Përditesimi: 22 Qershor, 15:05

  • Share

Bujar Qamili artisti i madh dhe Nderi i Kombit dhuroi emocione të forta dhe një natë magjike për publikun e tij të zemrës, në koncertin recital të mbajtur mbrëmjen e së shtunës në sheshin para Bashkisë Shkodër.

Nën moton “Qejfi bahet me shkodranë”, qindra qytetarë dhe turistë krijuan një atmosferë unike, duke kthyer këtë ngjarje në një festë të paharrueshme për Shkodrën.

Koncerti zgjati për disa orë dhe solli në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare:

Artiola Toska, Shkëlzen Jetishi dhe Mateus Frroku, të cilët u pritën me duartrokitje të gjata nga një publik që nuk ndaloi së kënduari.

Në përfundim të koncertit, Bujar Qamili, falënderoi publikun shkodran për dashurinë dhe energjinë e jashtëzakonshme që i dhuroi gjatë gjithë mbrëmjes.

Këngëtarët e ftuar e cilësuan pjesëmarrjen në këtë koncert si një privilegj të veçantë, për të ndarë skenën me një emër të madh të muzikës shqiptare.

Kjo mbrëmje dëshmoi se Shkodra është jo vetëm qyteti i artit dhe kulturës, por edhe i mikpritjes dhe festës.

R.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?