Bujar Qamili

VIP & Spektakël

Bujar Qamili ngacmohet në mes të Londrës, gruaja i shkruan numrin e telefonit aty ku s'ja merrte mendja

7 Janar 2019, 17:51| Përditesimi: 7 Janar 2019, 18:07

  • Share

Bujar Qamili ka treguar shumë herë që është një nga këngëtarët më mendjehapur shqiptarë dhe nuk ka asnjë lloj kompleksi të flasë për ngacmimet që i kanë ndodhur në koncerte. I ftuar në emisionin “Ditë e re”, Bujari tregoi se si e kishte ngacmuar një grua teksa po jepte një koncert në Londër.

"Kësaj rradhe që isha në Londër, ma kishte shkruar numrin e telefonit një grua në 10 paund. Unë mora me e hedh tek orkestra, më tha mos e ço atje se ka diçka brenda."- tregon Bujari.

"E more ti?"- e pyet moderatori dhe këngëtari vazhdoi duke qeshur: "E mora. Kur të vi herën tjetër i thashë, bëje 100. Pastaj herës tjetër flasim."

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?