VIP & Spektakël

VIDEO/ Bujar Qamilin e ndalon policia rrugës për në Tiranë

28 Maj 2018, 10:17| Përditesimi: 28 Maj 2018, 13:59

  • Share

Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Bujar Qamili është ndaluar sot nga policia rrugore, ndërsa nxitonte për të mbërritur në Report TV, ku ishte i ftuar në emisionin "Rreze Dielli".

Mjeshtri i Madh e pranoi në studion e emisionit se kishte nxituar duke tejkaluar paksa limitet e shpejtësisë për shkak të trafikut të rënduar në disa pjesë të rrugës, veçanërisht në Fushë Krujë dhe aksin Milot-Lezhë.

Edhe pse u nisa herët prapë u vonova, e biles më ndaloi policia se nxitova. Por i thashë policit 'më fal' se jam në orën 9 në transmetim direkt.

Këngëtari Bujar Qamili

Fatmirësisht punonjësi i policisë rrugore thjesht e kishte këshilluar të mos tejkalonte limitin e lejuar të shpejtësisë dhe këngëtari shpëtoi paq pa u gjobitur. Këngëtari ka shfrytëzuar praninë e tij në emision për t’i bërë apel ministrit të Infrastrukturës, që ta rregullojnë këtë aks rrugor, në mënyrë që distanca Shkodër-Tiranë të jetë sa më e shkurtër.

Mjeshtri i Madh i muzikës popullore ishte i ftuar sot në emisionin "Rreze Dielli" për të folur mbi koncertin e tij recital që mbajti në 20 maj në Pallatin e Koncerteve në Tiranë por edhe përgatitjet që po bën për një këngë të re.

Komento

Komente

  • Turi: 10/06/2018 17:54

    Më të vërtet ka shum polic me zemër të madhe. Harrojm që keq i bëjm vetëm vehtes tono dhe rrezikojm të tjerët. Fillimish të rrespektojm jeten ton.

    Përgjigju
  • Guri: 28/05/2018 10:40

    Policia per te mire e Bujarit dhe te tjerve qe shkelin rregullat mundohet sa per rrugen ishalla rregullohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?