Bujar Sheshi

Bujar Sheshi sigurims? Prokurori kërkon në gjyq shfuqizimin e vendimit

8 Prill 2019, 17:53| Përditesimi: 8 Prill 2019, 17:54

  • Share

TIRANE-Ka përfunduar në gjykatën Administrative seanca ku Bujar Sheshi ka paditur Autoritetin e Dosjeve. Shehi kërkon shfuqizimin e vendimit që e nxjerr ish-sigurims. Vendimi do të jepet në datë 12 Prill.

Gjatë senancës avokati i Shehit, Julian Merti ka deklaruar se Sheshi ka të tjera gjenetalitete nga ato të publikuara nga Autoriteti i Dosjeve. Nga ana tjetër juristi i Autoritetit të Dosjeve ka kërkuar rrëzimin e padisë të bërë nga anëtari KLP-së, Bujar Sheshi.

Disa nga argumentet e avokatit të Sheshit ishin "Pika e parë që kundërshtohet është fakti se AIDSSH nuk mund të interpretonte faktin se personi që kanë gjetur në Kartelën e Sigurimit  të Shtetit (Bujar Rasim Shesha) është i njëjtë me Prokurorin Bujar Ramiz Sheshi. Nuk i lejohet ky veprim sipas ligjit, për shkak se janë autoritet informues dhe jo interpretues.

Po ashtu, konkluzioni i dyte se qenia e Prokuror Bujar Ramiz Sheshit si Hetues e bën atë të rezultojë në Dokumentet e ish- Sigurimit te Shtetit është i pabazuar, pasi Hetuesia ka qenë organ i veçantë nga Sigurimi i Shtetit" tha ai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?