Foto ilustruese

Bujqësi, Veterinari dhe Teknologji Ushqimore, Denaj fton të rinjtë t’i drejtohen shkollave profesionale

10 Shtator, 09:46| Përditesimi: 10 Shtator, 09:47

  • Share

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj e vlerëson angazhimin e të rinjve në shkollat profesionale bujqësore, si faktor thelbësor në zhvillimin e sektorit.

Denaj tha se, “përfshirja e të rinjve në bujqësi përmes edukimit në shkollat profesionale bujqësore është thelbësore për të siguruar zhvillimin e mëtejshëm të sektorit, me profesionistë të rinj që zotërojnë njohuri të avancuara dhe aftësi praktike”.

Ajo i ftoi të rinjtë të zgjedhin arsimin profesional bujqësor për punësim të sigurt me tre drejtime kryesore në bujqësi, veterinari dhe teknologji ushqimore:

– Shkolla profesionale “Rakip Kryeziu”, Fier

– Shkolla profesionale “Mihal Shahini”, Cërrik

– Shkolla e Mesme Profesionale Kamëz

– Shkolla Profesionale Shërbime Korçë

– Shkolla Profesionale “Ndre Mjeda”, Bushat

– Shkolla Profesionale “Charles Telford Erickson”, Golem

“Regjistrohu në e-Albania deri më 30 shtator në shërbimin “Regjistrohu në klasën e dhjetë”. dhe bëhu pjesë e zhvillimit të sektorit bujqësor”, shkroi Denaj në rrjete sociale.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?