Ekonomi

Bujqësia e nënfinancuar/ Sejko kërkesë bankave: Shtoni kreditimin, sektor jetik për ekonominë! Malaj: Garanci sovrane 3 mld lekë

8 Korrik, 10:35| Përditesimi: 8 Korrik, 15:43

  • Share

Bujqësia është sektor jetik për ekonominë dhe sjellja e bankave duhet të ndryshojë sa më parë në drejtim të kreditimit. Kjo ishte kërkesa që i bëri guvernatori Gent Sejko bankave tregtare në vend.

“Ky sektor siguron rreth 20% të PBB-së së vendit dhe ofron punësim për rreth 1/3 e popullsisë, ndërkohë që përfiton më pak se 2% të kredisë totale. Kjo është një mangësi, e cila duhet korrektuar një orë e më parë, nëse synojmë të nxisim zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori jetik për ekonominë shqiptare”, tha Sejko.

Sjellja strikte e bankave ndaj bujqësisë tha Sejko ka ardhur për disa arsye por gjithsesi kjo qasje nuk i shërben zhvillimit ekonomik.

“Arsyet e shkallës së ulët të kreditimit të sektorit bujqësor – duke filluar nga problemet e pronësisë dhe duke vijuar me nivelin e lartë të informalitetit, rrezikun relativisht të lartë të biznesit, si dhe produktivitetin e ulët”, tha Sejko.

Për të nxitur kreditimin e bujqësisë rol të rëndësishëm tha ministri i Financave Petrit Malaj do të luajë edhe garancia sovrane prej 30 milionë euro.

“Me vënien në dispozicion të kësaj garancie sovrane, ku shteti merr përsipër një risk të konsiderueshëm, përmes mbulimit deri në 70% të vlerës së kredisë. Duke punuar së bashku do të mund të ndërtojmë një model të ri zhvillimi i cili do të na shërbejë për ta bërë bujqësinë tonë më konkurruese, në kuadër edhe të procesit të integrimit evropian”, tha Malaj.

Stoku i kredisë së dhënë për bujqësinë në fund të vitit 2024 ishte vetëm 63 milionë euro ose 1.3% e totalit të huasë që bankat kanë dhënë për bizneset. Ndërsa në 5-mujorin e parë të këtij viti bankat kanë aprovuar kredi me vlerë 6.6 milionë euro nga 15 milionë euro që ishte vlera vjet në të njëjtën periudhë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Grante: 08/07/2025 12:45

    Duhet grante per bujqesine pa infrastrukture nuk mban dot kredia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?