Bujqësia/ Fico: Duhet të blihen më shumë prodhime vendase; Rrapaj: Të stabilizohet skema e TVSH-së për fermerët (VIDEO)

22 Shtator, 14:01| Përditesimi: 22 Shtator, 14:49

  • Share

Në programin e ri qeverisës të ‘Rama 4’, një pikë të rëndësishme zë dhe bujqësia dhe forcimi i këtij sektori, duke marrë parasysh edhe se vendi është në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Sipas programit qeverisës, kooperativat synohet të forcohen akomë më shumë. Por sa është e mundur kjo skemë që të realizohet?

Eksperti i bujqësisë, Fatos Fico, thotë për Report Tv në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, se është me rëndësi që në tregun shqiptar të përdoren më shumë produkte vendase, teksa aktualisht 70% e këtyre produkteve vijnë nga importi.

“30% e ushqimeve janë prodhime vendi dhe 70% janë importi. Qeveria duhet të bëjë më shumë presion që të blihen prodhime vendase. E shikoj këtë si një hap të parë. Pa arritur te bujqësia me kontraktim, ndërsa kontraktimi privat është kapitull tjetër shumë më i vështirë sepse mungojnë ata që do blejnë. Pikat e grumbullimit janë ndërmjetësit, ata shikojnë kërkesën në treg, në Europë, botë, dhe kundrejt kërkesës blejnë mallin nga fermeri. Nuk mund të ketë kontraktim, por treg oportun”, tha Fatos Fico.

Ndërsa për ekspertin Agim Rrapaj, problem mbetet skema e TVSH-së, që duhet të stabilizohet për fermerët.

“Shpeshherë ne kemi vuajtur për prodhim. Shumica e produktit tonë shkon për eksportin dhe ne duhet të stabilizojmë TVSH-në. Elementi dytë është që ky moment u degjenerua me TVSH sepse një pjesë e mirë e qendrave të grumbullimit nuk i paguajtën në kohë fermerët dhe këtu i prish zinxhiri”.

Por për Ficon, TVSH-ja nuk është problemi kryesor. Sipas tij, duhet të ketë më shumë prodhues të mëdhenj me TVSH që të mbulojnë gjysmën e tregut vendas.

“TVSH nuk është problemi primar. Në sektorët ku kemi prodhues të mëdhenj funksionon pjesa me kontrata. Prodhuesit më të mëdhenj në Europë janë prodhues me TVSH. Ne duhet të shkojmë drejt kësaj. Kjo është një nga problemet që ka programi i qeverisë. Qeveria duhet të synojë që gjysma e prodhimit të prodhohet nga prodhues me TVSH. Qumështi duhet të prodhohet nga prodhues me TVSH. Nuk mund ta bëjnë këtë prodhues të vegjël, sado të vegjël të kesh, nuk do arrijmë kurrë atë që ka bërë Europa me kohë. Në Greqi janë prodhuesit e mëdhenj. Mesatarja e Greqisë është 100 krerë për stallë. Duhet parë strategjia si t’i rrisim të vegjëlit, një mënyrë është bashkëpunimi”, theksoi Fico.

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • xxxx: 22/09/2025 15:13

    po pse kaq e veshtire qenka te kufizohen te drejtat oportune nga grumbulluesit qe klasifikohen si kontraktues dhe me perparesi ne rimbursimin e tvsh ndaj grumbulluesve oportun dhe tvsh ne bujqesi te zbres ne nivelin rajonal e ben skemen e rimbursimit edhe me pak komplekse

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shkarkimi i Veliajt, a duhet të ketë zgjedhje në Tiranë pa pritur Kushtetuesen?