Ekonomi

Bujqësia në rënie, ekspertët: Shkak mungesa e punonjësve, ul prodhimin kombëtar! Të rishikohet skema e rimbursimit të fermerëve

1 Tetor 2021, 17:12| Përditesimi: 1 Tetor 2021, 22:56

  • Share

Bujqësia që vitin e kaluar ishte ndër shtyllat kryesore të ekonomisë, që frenoi një rënie më të fortë ekonomike, këtë vit ka regjistruar rënie, me 0.6% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Shkaqet janë të shumta sipas ekspertëve të këtij sektori, duke nisur nga pasojat e tërmetit, përmbytjeve, pandemisë deri tek politika fiskale.

“Matej politika fiskale, tani po e ndjejmë dhe shikojmë realisht se çfarë bëri 20% dhe 6%, shumë fermerë që formalizoheshin nëpërmjet qendrave të grumbullimit tanimë nuk kanë asnjë interes që të formalizohen dhe unë mendoj që një pjesë e mirë e prodhimit nuk reflektohet as në treguesit statistikor dhe as në treguesit e tjerë financiar. Kjo ndodhi për shkak të kësaj politike jo favorizuese. Element tjetër i rëndësishëm janë shpenzimet që planifikohen për këtë sektor, jep 20% dhe merr 2-2.2% të shpenzimeve të buxhetit të shtetit”, shprehet Agim Rrapaj kreu i Agrobiznesit.

Faktor tjetër që ka ndikuar në rënien e bujqësisë është mungesa e fuqisë punëtore gjatë kultivimit. Agim Rrapaj kreu i Agrobiznesit dhe Ilir Pilku ekspert i bujqësisë kërkojnë që të ndërmerren masa nga qeveria për të rritur numrin e punonjësve, që të rritet produktiviteti.

“Prej tre vitesh mungesa e fuqisë punëtore vërehet shumë në ato sektor ku kërkohet fuqi më e madhe në vjelje kryesisht flasim ullishtarinë dhe për vreshtarinë. Po të shohësh fqinjët tanë, Greqi merr masa paraprake stimuluese për aktivizimin e krahut të punës në sezonin e vjeljes. E njëjta gjë duhet të ndodhi në Shqipëri duhet të ketë politika stimuluese në lidhje me aktivizimin e fuqisë punëtore në momentin kur duhet, çdo vonesë ndikon në prodhimtarinë në shkallë kombëtare”, pohoi eksperti Pilku.

“Shumë të rinj po largohen nga fshati, po largohen nga punët në bujqësi shumë ferma nuk po realizojnë më investime që kishin planifikuar, dhe një pjesë e mirë e fermave kanë pasur ndikimin e faktorit të motit, që nuk i kanë favorizuar dhe kanë pasur probleme në prodhim”, tha Rrapaj .

Mungesa e fuqisë punëtore në këtë sektor pasqyrohet edhe në të dhënat e INSTAT ku në tremujorin e dytë ishin rreth 47 mijë të punësuar më pak. Nga ana tjetër edhe pagat që ka ky sektor nuk janë stimuluese, pasi në fund të qershorit paga mesatare ishte 35.887 lekë.

Komento

Komente

  • serian: 01/10/2021 15:21

    ku jan bangladeshet? haaaaaa, me kryeminister pall nuk bo nona

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?