Ilir Meta

Politikë

'Bujqësia shqiptare po përballet me një krizë të madhe', Meta: Kjo për shkak të qeverisë së korruptuar

23 Prill, 21:39| Përditesimi: 23 Prill, 21:51

  • Share

Presidenti i PL, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se bujqësia shqiptare po përballet me një krizë shumë të rëndë si kurrë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë për shkak të qeverisë plackitëse dhe të korruptuar.

Nga qelia përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta u bëri thirrje qytetarve që në 11 maj të votojnë koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. 

'Bujqësia shqiptare, ky sektor kaq i madh, kaq i rëndësishëm dhe kaq jetik për vendin, po përballet me një krizë shumë të rëndë si kurrë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë për shkak të qeverisë plackitëse dhe të korruptuar. Shifrat ulërijnë. Në Shqipëri buxheti i shtetit 32 milion Euro dhe IPARD 0 milion Euro, totali 32 milion Euro. Ndërsa subvencionet në Maqedoninë e Veriut: Buxheti i shtetit 170 milion Euro, IPARD 100 milion Euro, totali 270 milion Euro. Maqedonia e Veriut, një vend më i vogël se ne dhe me potencial zhvillimi më të vogël se Shqipëria e mbështet blegtorinë rreth 8.5 herë më shumë.

Më 11 Maj, vota për koalicionin fitues “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është votë për mbështetjen konkrete me pagesa direkte për bujqësinë dhe fermerin shqiptar, me subvencione për çdo kokë lopë, dele e dhi, si dhe për çdo hektar të mbjellë me perime, pemishte dhe ullinj. Ne do të mbështesim bujqësinë me 30 miliardë lekë çdo vit dhe me indeksim progresiv në vitet në vazhdim. Mbështetja e blegtorisë do të realizohet me pagesa direkte për krerë dhe njësi prodhimi, për të 4-fishuar numrin e krerëve, shpendëve dhe prodhimin vendas. Pagesë grant të menjëhershme prej 10 mijë euro për çdo biznes të ri bujqësor familjar të krijuar dhe përjashtim të tij nga taksat e tatimet për 5 vite. Voto NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore', shkruan ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?