Bujurdi, Meze e ngrohtë me domate, speca dhe djathë
Përbërësit:
- 200 gr djathë i bardhë
- 2 domate të pjekura
- 1 spec jeshil ose i kuq
- 1 spec djegës
- 2 lugë vaj ulliri
- Qepë
- Ullinj
- Pak rigon i thatë
- Piper i zi
- Pak majdanoz i freskët (opsionale)
Përgatitja:
Në një tavë të vogël qeramike shtrojmë domatet e prera në feta ose kubikë. Sipër shtojmë specat e prera në shirita, qepë në rrathë dhe ullinj. Thërrmojmë djathin sipër në copa ose e lëmë në feta të mëdha. Hedhim piper të zi dhe rigon sipër dhe në fund bëjmë një spërkatje me vaj ulliri. E vendosim në pjekje për 15-20 minuta, derisa djathi të zbutet dhe të fillojë të shkrihet, ndërsa perimet të jenë karamelizuar pak. Këtë recetë mund ta përgatisim në forma nga më të ndryshmet.
Komente
