Receta

Bujurdi, Meze e ngrohtë me domate, speca dhe djathë nga zonja Albana

24 Prill, 11:56| Përditesimi: 24 Prill, 12:03

  • Share

Bujurdi, Meze e ngrohtë me domate, speca dhe djathë

Përbërësit:

  • 200 gr djathë i bardhë
  • 2 domate të pjekura
  • 1 spec jeshil ose i kuq
  • 1 spec djegës
  • 2 lugë vaj ulliri
  • Qepë
  • Ullinj
  • Pak rigon i thatë
  • Piper i zi
  • Pak majdanoz i freskët (opsionale)

Përgatitja:

Në një tavë të vogël qeramike shtrojmë domatet e prera në feta ose kubikë. Sipër shtojmë specat e prera në shirita, qepë në rrathë dhe ullinj. Thërrmojmë djathin sipër në copa ose e lëmë në feta të mëdha. Hedhim piper të zi dhe rigon sipër dhe në fund bëjmë një spërkatje me vaj ulliri. E vendosim në pjekje për 15-20 minuta, derisa djathi të zbutet dhe të fillojë të shkrihet, ndërsa perimet të jenë karamelizuar pak. Këtë recetë mund ta përgatisim në forma nga më të ndryshmet.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?