Politikë

Buka dru! Erjon Braçe denoncon cilësinë: Me çfarë e bëjnë? Po këta tatimorët ku janë? (VIDEO)

26 Korrik, 09:32| Përditesimi: 26 Korrik, 09:35

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka denoncuar cilësinë e bukës, që sipas pamjeve që ka publikuar vetë, ditën e dytë është tërësisht e pakonsumueshme.

Braçe ka shtruar edhe një pyetje për autoritetet shtetërore që kanë për detyrë të kontrollojnë sigurinë ushqimore.

“Kam një pyetje: Me çfarë e bëjnë këtë bukën që ditën e dytë është ose kashtë, ose dru? Besoj gjithë kjo ushtria e tatimorëve-administrata tatimore kanë në kurriz, që ka dalë të na sigurojë ushqimin do e ketë një përgjigje; U bë dy javë që bëjnë betejë për ushqimin e sigurt apo jo”, thotë Erjon Braçe.

Kujtojmë se prej rreth 2 javësh ka nisur aksioni në mbarë vendin për sigurinë ushqimore.

Nga ky aksion, janë sekuestruar tonelata produkte ushqimore pa faturë, përfshirë qumësht, djathë e mish.

 

 

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/07/2025 05:11

    Z.Brace,ne rradhe te pare,buka teknikisht quhet e fresket vetem diten e pare.Ne rradhe te dyte,disa buke per vete natyren,perberjen e tyre,jane me te forta se te tjerat.Ne rradhe te trete,i ke pare si shiten buket ne Shqiperi? Nga videot qe kam pare,shumica shiten te ekspozura ndaj ajrit e agjenteve te tjere,pa paketim.Deshiron buke te bute e te fresket? Blie e konsumoje brenda dites,blie e mbaje ne qese plastike te mbyllur;nese deshiron t'ja zgjatesh jeten me 1-2 jave,mbaje ne frigorifer te paketuar ne plastike;nese do t'ja zgjatesh freskine me muaj, mbaje ne pjesen e akullit te frigoriferit ne qese e ne nje ene tjeter qe te mos kontaminohet nga mishi.Po t'a nxjerresh disa ore para perdorimit eshte si e bere sot.

    Përgjigju
  • jimi: 27/07/2025 02:31

    buka duhet te merret dhe ti behet analiza....ne te gjitha pikat....

    Përgjigju
  • Xxx: 26/07/2025 21:39

    Vetem ky ka ngelur ketu qe denoncon

    Përgjigju
  • Beku me rolls: 26/07/2025 13:22

    Kjo nuk duket si buke por si byrazer I bak rollsit ahaha

    Përgjigju
    • Dakord: 27/07/2025 07:02

      Jeni në vete? Vetëm buka origjinale integrale thahet kështu në vapë. Po të kishte konservues do ishte si buka e supermarketit që nuk prishet.

  • Qytetari: 26/07/2025 12:27

    Autoritetet pergjegjese per sigurine ushqimore,ne vazhdimesi,prej vitesh,po tregojne pa aftesi te "kombinuar" me pa pergjegjeshmeri,keto te "shoqeruara" edhe me mungese te theksuar kulture shendetesore.Vetem nje shembull,ne "Tiranen e Re" prane Sheshit Willson jane dy dyqane Buke,nuk flas per cilesine e bukes,dyert te hapura dhe buket te ekspozuara.... trafiku i automjeteve tere kohen ..... pluhur pa masee ...... ndodh qe shikoj "shkarkimin" e bukeve te transportuara rifuxho ne arka,nga automjete te pa pershtatshme ...... edhe ne publiku-konsumator nuk na ben asnje pershtypje ...... cdo gje shkon paralel,prodhuesi,shitesi,kontrolluesi dhe konsumatori ....... Qytetari

    Përgjigju
  • Erioni: 26/07/2025 12:08

    Pse habitesh Z. Erion? Kur shkonte AKU për inspektime në subjekte e konstatonte shkelje nuk vinte dot gjobë se o i merte në tel deputeti ose kryetari i bashkisë ose kryetari i partisë apo dhe i forti. E ç'të bëjë inspektori në të tilla raste? Ju jeni e keqja e sigurisë Z. Deputet, ju të gjithë që drejtoni këtë shtet. Mos na bëni show. Mjerë populli çfarë ha.

    Përgjigju
  • Tirona: 26/07/2025 11:29

    Amon tkeqen kujdes se po thy dhomët.O Braçe po kjo buk e ky qumësht marketesh ka 20 vjet o burr që shitet.Ti shyqyr që fole i her për bukën e produktet e tjera kryesore të shportës se na helmuan e na shkatrruan nga xhepat.Çmimet STRATOSFERË cilësia SKËTERRË

    Përgjigju
  • Bora: 26/07/2025 09:55

    Si nuk u beme njehere njerez! Para pak ditesh bleva te Someg te Tirana e Re ca biskota te thata e nje sultjash. Biskotat mire se ishin nja jave te vjetra, por e fundit me qelloi dhe me nje gur te vogel e mu mbush goja si me zhavorr. .me la nje ndjesi sh te keqe. Po kehstu dhe sultjashi s bente nje lek. Bizneset tona te leshit mire se kane rrit cmimet e kane ul racionet, por kane ul dhe cilesine ne menyre te konsiderueshme.. I keni pare qershite ne treg me 800-1000 leke kilogrami e cilesia len per te deshiruar? Me ushqimet s'di ku ta kapesh e ku ta lesh! E pastaj thone pse ikin njerezit e s kemi punetore.. Shqiperi, te kam dhjere...si I madhi Konica..trishtim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?