Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka denoncuar cilësinë e bukës, që sipas pamjeve që ka publikuar vetë, ditën e dytë është tërësisht e pakonsumueshme.
Braçe ka shtruar edhe një pyetje për autoritetet shtetërore që kanë për detyrë të kontrollojnë sigurinë ushqimore.
“Kam një pyetje: Me çfarë e bëjnë këtë bukën që ditën e dytë është ose kashtë, ose dru? Besoj gjithë kjo ushtria e tatimorëve-administrata tatimore kanë në kurriz, që ka dalë të na sigurojë ushqimin do e ketë një përgjigje; U bë dy javë që bëjnë betejë për ushqimin e sigurt apo jo”, thotë Erjon Braçe.
Kujtojmë se prej rreth 2 javësh ka nisur aksioni në mbarë vendin për sigurinë ushqimore.
Nga ky aksion, janë sekuestruar tonelata produkte ushqimore pa faturë, përfshirë qumësht, djathë e mish.
Komente

Kjo nuk duket si buke por si byrazer I bak rollsit ahaha
PërgjigjuAutoritetet pergjegjese per sigurine ushqimore,ne vazhdimesi,prej vitesh,po tregojne pa aftesi te "kombinuar" me pa pergjegjeshmeri,keto te "shoqeruara" edhe me mungese te theksuar kulture shendetesore.Vetem nje shembull,ne "Tiranen e Re" prane Sheshit Willson jane dy dyqane Buke,nuk flas per cilesine e bukes,dyert te hapura dhe buket te ekspozuara.... trafiku i automjeteve tere kohen ..... pluhur pa masee ...... ndodh qe shikoj "shkarkimin" e bukeve te transportuara rifuxho ne arka,nga automjete te pa pershtatshme ...... edhe ne publiku-konsumator nuk na ben asnje pershtypje ...... cdo gje shkon paralel,prodhuesi,shitesi,kontrolluesi dhe konsumatori ....... Qytetari
PërgjigjuPse habitesh Z. Erion? Kur shkonte AKU për inspektime në subjekte e konstatonte shkelje nuk vinte dot gjobë se o i merte në tel deputeti ose kryetari i bashkisë ose kryetari i partisë apo dhe i forti. E ç'të bëjë inspektori në të tilla raste? Ju jeni e keqja e sigurisë Z. Deputet, ju të gjithë që drejtoni këtë shtet. Mos na bëni show. Mjerë populli çfarë ha.
PërgjigjuAmon tkeqen kujdes se po thy dhomët.O Braçe po kjo buk e ky qumësht marketesh ka 20 vjet o burr që shitet.Ti shyqyr që fole i her për bukën e produktet e tjera kryesore të shportës se na helmuan e na shkatrruan nga xhepat.Çmimet STRATOSFERË cilësia SKËTERRË
PërgjigjuSi nuk u beme njehere njerez! Para pak ditesh bleva te Someg te Tirana e Re ca biskota te thata e nje sultjash. Biskotat mire se ishin nja jave te vjetra, por e fundit me qelloi dhe me nje gur te vogel e mu mbush goja si me zhavorr. .me la nje ndjesi sh te keqe. Po kehstu dhe sultjashi s bente nje lek. Bizneset tona te leshit mire se kane rrit cmimet e kane ul racionet, por kane ul dhe cilesine ne menyre te konsiderueshme.. I keni pare qershite ne treg me 800-1000 leke kilogrami e cilesia len per te deshiruar? Me ushqimet s'di ku ta kapesh e ku ta lesh! E pastaj thone pse ikin njerezit e s kemi punetore.. Shqiperi, te kam dhjere...si I madhi Konica..trishtim
Përgjigju