Bukë e aromatizuar
Përbërësit:
500 gr miell
270 ml ujë i vakët
1 ls kripë
1 lç sheqer
1 lç maja e thatë
½ ls hudhër
1 ls gjalpë
1 qepë e njomë
150 gr djathë i grirë
kripë
Përgatitja:
Zëmë brumin e bukës me miell, ujë të vakët, maja birre, pak kripë dhe pak sheqer. E punojmë mirë brumin për rreth 15 minuta dhe më pas e lemë mbuluar të pushojë për 2 orë.
Pasi brumi ka ardhur e ripunojmë përsëri në tryezën e punës për rreth 5 minuta. E vendosim në një tavë të lyer me pak vaj dhe spërkatur me miell. Në sipërfaqen e bukës bëjmë prerje diagonale ku në brendësi shtojmë salcën që kemi përftuar nga majoneza e trazuar me vaj ulliri, hudhër, kripë, piper të zi, piper të kuq, rigon dhe bishta qepësh të njoma të prerë hollë. E lyejmë dhe sipërfaqen me këtë salcë, e spërkasim me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius për 40 minuta.