Bukë shtëpie
Përbërësit:
- 700 gr miell
- 400 ml ujë të ngrohtë
- ½ lç sheqer
- ½ ls kripë
- 8 gr maja
- 30 ml vaj bimor
- Fara susami
Përgatitja:
Trazojmë majanë e thatë me ujë dhe pak sheqer. E lëmë 5 minuta në qetësi dhe e përziejmë sërish. Shtojmë më pas vajin, pak kripë dhe miellin gradualisht duke e përzier me lugë druri. Lyejmë një tas me vaj, vendosim brumin e përgatitur të bukës, e mbulojmë me membranë dhe e lëmë për 30 minuta të pushojë. Pasi brumi ka dyfishuar volumin, e punojmë përsëri dhe e ndajmë në toptha duke i punuar pak me duar. E lëmë brumin të pushojë për 30 minuta të tjera. Në një tenxhere me ujë të vluar me 1 lugë gjelle kripë, vendosim kuleçët e brumit të bukës. I lëmë për 40 sekonda dhe më pas i kthjemë nga ana tjetër. I largojmë nga uji i vluar dhe i vendosim në një tavë me letër pjekje. I spërkasim me pak fara susami dhe i vendosim bukëzat të piqen në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta.