‘Bukë e kryp e zemër’ / Rikthim në traditë, me recetat dhe ritet e sofrës së moçme shqiptare (VIDEO)

26 Shkurt 2021, 11:23| Përditesimi: 26 Shkurt 2021, 11:33

  • Share

TIRANË- Rikthimi tek rrënjët është pjesë e pandarë e secilit njeri, të gjithë herë pas here përpiqemi të rikthehemi pas qoftë edhe me kujtimet tona, ndërsa të tjerë përpiqen të shkojnë më tej, të hulumtojnë e të kërkojnë se cilat kanë qenë idetë, kultura, traditat, ritet madje edhe ushqimet që na përfaqësonin dikur e që me kalimin e kohës janë zbehur e deri zhdukur.

Eletra haxhiua ka hulumtuar pikërisht gastronominë shqiptare shkodrane e jo vetëm, për të rikthyer traditën që për shkak të kohës e modernizmit që përqafon çdo popull janë zbehur disi.

Në një intervistë në “Rreze Dielli” Elektra Haxhia Çapaliku rrëfen për një kohë tjetër, ndalet tek elementët tipik shqiptarë të kohës si mbrumja e bukës, harxhet, mullinjtë, sofra e dajlanet e peshkut.

Një libër me receta por jo vetëm, sjell në dimensione të ndryshme Shqipërinë të cilën e ka përmbledhur në një togfjalësh të thjeshtë “ Bukë e kryp e zemër” i cili I ka përfaqsuar gjithmonë shqiptarët.

Ritet e ndryshme që sot janë zbehur e deri zhdukur ajo i ka sjell në këtë libër, si shtrimi i një sofre:

“Unë e kam përshkruar pak a shumë aty, se si ishte kuzhina në shtëpitë e vjetra shkodran,e pa tavanë vinte direkt çatia dhe trarët, aty ishte oxhakum ku ndizej zjarri, dhe gatuhej  përvec se shërbente për ngrohje.  Nëpër trarët e tavanit, vareshin mishrat që ishin për tharje apo vargje qepësh. Dhe sofra që shërbente për të ngrënë shërbente njëkojësisht edhe për të gatuar” rrëfen ajo.

Ajo sjell rrëfime të një tjetër epoke, kohë kur ushqimi konsiderohej gëzimi I më I madh I festës, tregon për ushqimet që shërbeheshin në dasma e ritin e të thururit këngë për pilafin e japarakun:

“Duke ditur se në Shkodër jetojnë tre komunitete fetare, secili  ka ritet e veta dhe ushqimet që janë përdorur, kanë edhe dallimet e veta. Në rastin e dasmës duhet thënë që , varet edhe prej stinëve por duhet thënë që është përdorur mjaft mishi, sallatrat e stinës, dhe ajo që nuk ka munguar asnjëherë ak qenë pilafi me mish.Në pjesën e dasmave katolike i është kënduar edhe kënga në momentin që ka ardhur, që është shërbyer pilafi dhe kënga e japrakut. Të dyja këto kanë pasur këngë specifike” shprehet ajo.

Ëmbëlsira karakteristike e dasmave të asaj periudhë cilësohet Tespixhja:

“Dikur në Shkodër është përdorur tespixhja, është një ëmbëlsirë si tip sheqerpare, por unë nuk mund ta krahasojë, që është mjaft e tendosur, nuk është e fryrë por është e shërbetosur, ka shumë sasi gjalpi brenda dhe vezësh dhe prandaj është shumë e kushtueshme për tu gatuar, prandaj nuk gatuhej gjithmonë. por në Shkodër ishte ëmbëlsirë mjaft e përdoreshme dhe pastaj mbrapa vendin e saj e ka zënë bakllavaja, kadaifi etj” rrfëen ajo për gjetjet e punës kërkimore mbi gastronominë shqiptare.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?