Bukë me presh dhe djathë
Përbërësit:
4 presh
400 gr miell
200 gr djathë i bardhë
1 gotë ujë i vakët
1 dorë fara miks (susam, luledielli, liri)
1 lugë gjelle vaj ulliri
Pak vaj ulliri për skuqje
Kripë, piper
Përgatitja:
Lajmë mirë preshin, e presim hollë dhe e skuqim në një tigan me pak vaj ulliri. E spërkasim me kripë e piper dhe e lëmë derisa të zbutet. Më pas e heqim nga zjarri.
Në një tas hedhim miellin e situr. Shtojmë kripën dhe ujin e vakët, duke krijuar një hapësirë në mes. Punojmë brumin derisa të lidhet, më pas shtojmë 1 lugë vaj ulliri dhe farat. Vazhdojmë ta punojmë derisa të bëhet elastik. Tek preshi i ftohur shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar dhe i përziejmë mirë. Brumin e hapim, vendosim mbushjen me presh e djathë në mes dhe e mbyllim. Punohet pak me duar për ta përhapur dhe e vendosim në tavë, duke i dhënë formën që duam (rrumbullake ose katrore). E vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për 35–40 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.
Komente
