Bukë me ullinj dhe speca të kuq nga zonja Albana

9 Dhjetor 2022, 12:43| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 12:44

  • Share

Bukë me ullinj dhe speca të kuq

Përbërësit:

  • 2 e ½ gota miell
  • 1 e ½ lç maja e thatë
  • 1 lç sheqer
  • 1 lç kripë
  • Ullinj pa bërthamë
  • Speca gogozhare
  • Salçiçe pule

Përgatitja:

Fillimisht tresim majanë e thatë në pak ujë të vakët ku shtojmë 1 lugë të vogël sheqer dhe 1 lugë miell. E lemë majanë të aktivizohet për disa minuta dhe më pas e shtojmë tek mielli ku kemi hedhur dhe një majë luge kripë. Shtojmë ujë derisa të realizohet një brumë i butë dhe pak ngjitës. Tek brumi shtojmë ullinjtë të prerë në feta, salçiçet e pulës të grira ose të prera në copëza të vogla, gjithashtu dhe specat gogozhare. E punojmë përsëri brumin e bukës, e lyejmë më pak vaj ulliri dhe  e lemë të vijë për rreth 1 orë. Më pas e ripunojmë përsëri, e vendosim në një tepsi me letër pjekje në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?