Receta

Bukë me ullinj nga zonja Albana

18 Shkurt, 12:03| Përditesimi: 18 Shkurt, 12:05

  • Share

Bukë me ullinj

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 300 ml ujë të vakët
  • 10 gr maja e thatë / 25 g maja e freskët
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 1 lugë çaji kripë
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 150 gr ullinj pa bërthamë
  • 1 lugë çaji rigon ose trumzë

Përgatitja:

Në një enë të vogël përziejmë ujin e vakët me majanë dhe sheqerin. E lëmë të pushojë për 10 minuta derisa të shkumëzojë. Më pas në një enë të madhe hedhim miellin dhe kripën. Shtojmë vajin e ullirit dhe përzierjen e majasë. Zëmë brumin duke e punuar për rreth 10 minuta derisa të bëhet elastik. Në fund shtojmë ullinjtë dhe rigonin duke i përzier mirë. E mbulojmë brumin dhe e lëmë të vijë për rreth 1 orë, derisa të dyfishohet në vëllim.  Ndërkohë ngrohim furrën në 200°C. Formojmë një bukë ose disa toptha të vegjël, i vendosim në tepsi dhe i lëmë të pushojnë për 15-20 minuta të tjera. Më pas pjekim bukën me ullinj në furrë për 25-30 minuta derisa të marrë një ngjyrë të artë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?