Bukë misri e hirrëtuar
Përbërësit:
- 2 gota miell misri
- 3 gota hirrë
- 1 gotë qumësht
- 2 lugë gjalpë të tretur
- Vaj ulliri për të lyer tepsinë
Përgatitja:
Fillimisht vëmë hirrën të vlojë. Kur hirra ka arritur pikën e vlimit shtojmë gotën e qumështit. E kontrollojmë për kripë. Më pas me njërën dorë hedhim miellin e misrit duke e trazuar, me dorën tjetër e përziejmë me tel guzhine. Hidh e trazo derisa të trashet. Më pas shtojmë gjalpin e tretur dhe e përziejmë me lugën e drurit. E rrahim fort në tenxhere brumin derisa të bëhet i plotë, por as i fortë e as i butë. E lëmë të ftohet. Më pas e punojmë disa herë dhe në fund e shtypim duke i dhënë formën e bukës. Lyejmë tepsinë me vaj dhe shtrojmë brumin, e hapim pasi i kemi lyer duart me pak vaj. Më pas brumit i bëjmë disa dhëmbëzime me majën e pirunit dhe e vendosim drejt e në furrën e parangrohur në temperaturë 200 gradë Celsius.