Bukë misri në ajkë
Përbërësit:
- 1 kg miell misri
- 700 ml ujë të ngrohtë
- 3 lgj vaj luledielli
- 1 lgj kripë
Për ajkën:
- 10 lgj kos
- 5 lgj ajkë kosi / qumështi
- 2-3 thelpinj hudhër
Përgatitja:
Në një enë të pastër vendosim miellin e misrit me vajin e lulediellit. Shtojmë ujin e ngrohtë (aq sa t’a durojë gishti i vogël i dorës) kripën dhe e trazojmë brumin e bukës derisa të lidhet.
Lyejmë një tavë me vaj dhe vendosim brumin, e nivelojmë dhe lyejmë sipërfaqen e brumit me pak vaj. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.
Në një tas vendosim kosin, ajkën e qumështit, kripën dhe hudhrat. Bukën e misrit e presim në feta të vogla dhe fetat i zhysim në masën e kosit që kemi përgatitur.