Bukë shtëpie e butë si pambuk me brumë të përgatitur në zierje nga zonja Albana

12 Korrik 2023, 11:52| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 11:56

  • Share

Bukë shtëpie

Përbërësit:

  • 700 gr miell
  • 400 ml ujë të ngrohtë
  • ½ lç sheqer
  • 8 gr maja
  • ½ ls kripë
  • 30 ml vaj bimor
  • Fara susami

Përgatitja:

Trazojmë majanë e thatë me ujë dhe pak sheqer. E lëmë 5 minuta në qetësi dhe e përziejmë sërish. Shtojmë më pas vajin, pak kripë dhe miellin gradualisht duke e përzier me lugë druri. Lyejmë një tas me vaj, vendosim brumin e përgatitur të bukës, e mbulojmë me membranë dhe e lëmë për 30 minuta të pushojë. Pasi brumi ka dyfishuar volumin, e punojmë përsëri dhe e ndajmë në toptha duke i punuar pak me duar. E lëmë brumin të pushojë për 30 minuta të tjera.

Në një tenxhere me ujë të vluar me 1 lugë gjelle kripë, vendosim kuleçët e brumit të bukës. I lëmë për 40 sekonda dhe më pas i kthjemë nga ana tjetër. I largojmë nga uji i vluar dhe i vendosim në një tavë me letër pjekje. I spërkasim me pak fara susami dhe i vendosim bukëzat të piqen në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta.

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?