Bukë shtëpie
Përbërësit:
- 3 kupa miell gruri
- 2 lç maja e thatë
- 1 lç kripë
- 3 lç sheqer
- 1 e 1/4 ujë afërsisht
- 3 lgj vaj ulliri
Përgatitja:
Majanë e thatë e përziejmë mirë me sheqerin, pak ujë dhe një lugë miell.
Ujin e vakët e shtojmë në një enë me majanë e ardhur dhe e përziejmë duke shtuar gradualisht miellin dhe pak kripë. Zëmë brumin dhe e lëmë të vijë. Më pas e ndajmë në kuleçë dhe çdo kulaç e hapim në formë drejtkëndëshe duke e bërë role. I vendosim roletë e vogla në tavë drejtkëndëshe dhe i vendosim të piqen në furrë në 200 gradë Celsius për 45 minuta.
Komento