Bukë shtëpie e zënë me pak qumësht / Super e butë dhe e lehtë nga zonja Albana

2 Korrik, 11:42| Përditesimi: 2 Korrik, 11:44

  • Share

Bukë shtëpie me qumësht

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 1 gotë qumësht
  • 2 vezë+1 për lyerje
  • 1 filxhan vaj ulliri
  • 3 lugë gjalpë të tretur
  • 1 lugë kafeje sheqer
  • 1 lugë kafeje kripë
  • Maja (e bërë vetë apo e blerë)

Përgatitja:

Në gjysmë gote qumësht të vakët tretim një lugë kafeje sheqer. Shtojmë majanë dhe e lëmë për pak minuta derisa të vijë. Marrim miellin e vendosim në një enë, hapim një hapësirë në mes dhe shtojmë kripën dhe majanë e ardhur. Në fund shtojmë qumështin e mbetur, gjalpin e tretur, vajin e ullirit dhe e punojmë mirë brumin sa mos na ngjitet në duar. E lyejmë me pak vaj dhe e mbu. Në fund rrahim një të lojmë me një pecetë të pastër dhe e lëmë për afro 2 orë të fryhet. Më pas brumin e ardhur e ngjeshim pak. Lyejmë një tepsi me miell dhe brumin e ndajmë në forma të ndryshme sipas dëshirës. E mbulojmë me pecetë për 30-40 minutaverdhë veze me pak qumësht dhe e lyejmë nga sipër bukën. E vendosim në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë për t'u pjekur për afro 30-35 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?