Bukëvale me domate nga zonja Albana

20 Tetor 2023, 12:52| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 12:54

  • Share

Bukëvale me domate

Përbërësit:

  • 250 gr bukë e prerë në kubikë
  • 7-8 lgj vaj ulliri
  • 3 thelpinj hudhër
  • 1-2 gjethe dafine
  • 3 domate mesatare
  • 200-400 ml ujë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Vendosim kubikët e bukës në furrë në 160 gradë për 10 minuta, bukët duhet të thahen, por pa u shkërmoqur. Ndërkohë, vendosim domatet në ujë të nxehtë për 1 minutë, i heqim lēkurën dhe i ndajmë në dysh për së gjeri, i shtypim pak për tu hequr shumicën e farave dhe i presim në copa.

Hedhim vaj në një tenxhere, shtojmë hudhrën dhe gjethet e dafinës. Sa të nxehet vaji hedhim kubikët e bukës dhe I fërgojmë në zjarr të mesëm deri të avashtë, duke i përzier shpesh për 3-4 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, shtojmë domatet e përgatitura më parë dhe i përziejmë mirë. Hedhim rreth 200-300 ml ujë dhe e lëmë bukëvalën të ziejë për 15 minuta duke e përzier herë pas herë me kujdes.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?